Shkumbini, tifozët duan “dhuratën” e parë

Shkumbini, tifozët duan “dhuratën” e parë

Shkumbini, tifozët duan “dhuratën” e parë

No Comments on Shkumbini, tifozët duan “dhuratën” e parë

Fillimi i fazës së dytë është në prag dhe në Peqin janë të shumtë sportdashësit, të cilët po e presin me padurim që ta shikojnë në stadium skuadrën e tyre të zemrës. Fitorja e arritur në fundin e fazës së parë përballë Vllaznisë ka qenë edhe sfida e fundit që kanë ndjekur sportdashësit peqinas. Për fat të mirë, edhe faza e dytë për Shkumbinin do të startojë në shtëpi, kështu që mbështetja e tifozerisë pritet të jetë e madhe. Madje, në rrjetin social “Facebook”, prej kohësh kanë nisur thirrjet që bën tifogrupi “Besnikët”, në drejtim të sportdashësve të tjerë për të qenë sa më të shumtë në mbështetje të Shkumbinit. Në komentet e ndryshme në këtë faqe, vihet re një farë pakënaqësie ndaj mungesës së kryerjes së një merkatoje, e cila mund ta përforconte skuadrën për fazën e dytë. Por, ka mjaft sportdashës, të cilët besojnë se edhe me këtë grup futbollistësh, pjesa më e madhe e të cilëve janë vendës, Shkumbini do të arrijë objektivin kryesor, që është qëndrimi në Kategorinë Superiore. Nastovski – Futbollisti i vetëm i ardhur në radhët e Shkumbinit në këtë merkato, maqedonasi Kliment Nastovski, duket se nuk është ende në formën e tij më të mirë. Mesfushori do ta nisë ndeshjen me Bylisin nga stoli dhe nuk përjashtohet mundësia e aktivizimit të tij në pjesën e dytë. Trajneri Mile e ka thuajse gati 11-tëshen me të cilin do të prezantohet në sfidën e së shtunës. Deri nesër, dilemat duket se do të jenë në repartin e mesit të fushës. Kafazi, Shenaj, Isaji dhe Sulkja pritet ta nisin si titullarë.

About the author:

Leave a comment

Back to Top