Saturday, May 19th, 2012

Shkumbini tregon (tre) dhëmbët

Published on July 26, 2010 by   ·   No Comments

Një prej pikave problematike të sezonit të kaluar për Shkumbinin ka qenë vështirësia me të cilën peqinasit gjenin golin. Në ekip janë afruar lojtarë me peshë, që njohin jo vetëm mesin e fushës, por shohin vazhdimisht edhe nga porta kundërshtare. Gjatë kësaj jave, trajneri Mirel Josa, përveç përgatitjes fizike të lojtarëve, ka zhvilluar dhe dy ndeshje miqësore, duke parë gjendjen e lojtarëve dhe forcën e ekipit. Në dy ndeshjet kundër Locheqet dhe Herdanske, peqinasit kanë arritur të shënojnë plot 11 herë në portat e kundërshtarëve. Shtatë prej këtyre golave mbajnë firmat e Kulit, autor i tre golave, dhe Mancakut e Gërboviçit, me nga dy gola secili. Përsa i përket lojtarit serbo-boshnjak ai nuk është krejt i panjohur për peqinasit, pasi është bashkuar me ekipin që sezonin e kaluar, por kaloi shumë kohë i dëmtuar. Lojtari është një sulmues tipik dhe prej tij priten më shumë gola këtë sezon. Një investim i konsiderueshëm i presidentit Ylli Ndroqi ka ardhur për mesfushorët Kuli dhe Mancaku, të cilët veshin për herë të parë fanellën e Shkumbinit. Të dy lojtarët janë ambientuar shpejt me ekipin dhe kanë arritur të shënojnë 5 herë. Pikërisht te këta lojtarë do të mbështeten shpresat më të mëdha të tifozëve dhe të trajnerit Josa për kampionatin e ri. Ndonëse Josa ka alternuar skema të ndryshme gjatë këtyre ditëve, duket se gjetja e golit do t`i besohet pikërisht këtij tredhëmbëshi. Është ende herët për të folur nëse kjo do të jetë dhe forca reale e Shkumbinit në kampionat, teksa dy ndeshjet miqësore janë luajtur me ekipe të një kategorie më poshtë.

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish