Java 26, Shkumbini – Gramozi 2-1
- Shkumbini fitoi mininalisht ndaj Gramozit, në fitoren 2-1 të peqinasve, të cilët u barazuan me pikë me Laçin e Tiranën në betejën për vendin e tretë. Viktor Gjyla realizoi golin e parë ën minutën e 11-të për formacionin e Përparim Daiut, përpara se Bledar Hoti të barazonte shifrat në minutën e 30-të për Gramozin. Golin me vlerë tre pikë e shënoi nga pika e bardhë Ilirjan Çaushaj (54’) pas penalltisë së fituar nga Ahmed Mujdragiç. Sulmuesi i Gramozit, Olsi Bajollari u dëmtua rëndë pas përplasjes me një lojtar të Shkumbinit, duke u detyruar t’i drejtohet spitalit të Elbasanit për një ndërhyrje kirurgjike. Gramozi pësoi humbjen e 14-të sezonale, dhe tashmë në kuotën e 22 pikëve, 8 më pak se Kastriotit i parafundit, kur kanë mbetur edhe shtatë javë për tu luajtur është me një “këmbë në var” drejt Kategorisë së Parë. Kjo është fitorja e parë e Shkumbinit ndaj Gramozit gjatë këtij sezoni, pasi dy takimet e parë kishin përfunduar në barazim.
Burimi: Albania-sport.com