Friday, September 10th, 2010

Shkumbini vs. Vllaznisë luhet… në Europë

Published on March 3, 2010 by polskaALB   ·   No Comments

Me katër mungesa të sigurta, dy lojtarë të pezulluar (Mustafaj dhe Mujdragiç) dhe të dy tjërë të dëmtuar (Xhafa dhe Grboviç), Shkumbini do ta nisë fazën e tretë të Kategorisë Superiore ndaj Vllaznisë së Shkodrës në luftën për një vend në zonën europiane. Pas 22 javësh, Shkumbini i vendit të pestë (një pikë pak se Laçi, vendi i katërt) ka krijuar një diferencë prej 4 pikësh ndaj Vllaznisë (vendi i 8-të, 26 pikë), por në përballjet direkte sezonale janë ndarë “jek e jek”. Vllaznia fitoi në fazën e parë 2-0 në “Loro Boriçi” (java 7, dy gola të Bekim Balës), ndërkohë që Shkumbini triumfoi 2-1 ndaj Vllaznisë, falë dy dy golave të realizuara nga dy blerjet dimërore Ferjoz Shënaj e Altin Gërboviç në ndeshjen hapëse të javës së 18-të të Kategorisë Superiore dhe të vitit 2010, në një takim shumë emocionues për të dy trajnerët Daiu e Martini. Të dyja skuadrat e luajtën gjithë pjesën e dytë me nga dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit të sulmuesit të Shkumbinit, Erjon Mustafaj dhe qendërmbrojtësit të Vllaznisë, Blaze Rajoviç, Shkumbini vjen në përballjen e tretë sezonale kundër Vllaznisë pas humbjes minimale (1-0) me Skëndërbeun në Korçë, takimi i prapambetur dhe i luajtur ditën e diel, ndërkohë që Vllaznia vjen pas barazimit 1-1 me Gramozin e që prodhoi shumë incidente pas takimit në Ersekë. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, është me kembë në tokë: “Fillimisht duhet të marrim pikë që largohemi nga zona e ftohtë, e pastaj të mendojmë për Europën”. Në fakt, të dyja skuadrat si Shkumbini ashtu dhe Vllaznia, kanë hedhur nga një gjysmëhapi drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Shkumbini fitoi 2-1 në ndeshjen e parë me Dinamon, ndërsa Vllaznia barazoi pa gola me Skënderbeun në Korçë. BILANCI I SKUADRAVE 41 ndeshje; 15 fitore Shkumbini, 6 barazime, 20 fitore Vllanzia


Readers Comments (0)




Te ngjashme