Shkumbini vuan largimin e Gjatës, kërkon zëvëndësues

Shkumbini vuan largimin e Gjatës, kërkon zëvëndësues

Shkumbini vuan largimin e Gjatës, kërkon zëvëndësues

No Comments on Shkumbini vuan largimin e Gjatës, kërkon zëvëndësues

Ndonëse ekipi i Shkumbinit po vazhdon përgatitoren e janarit me ngarkesë të lartë drejtuesit e ekipit duket të kenë ende shqetësime në punën e tyre. Paçka se situata financiare në ekip nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo që lamë në 2011 për trajnerin Mile grupi ende nuk është i plotësuar. Trajneri Mile thotë që: “Kuptohet që merkatoja e ekipit është disi e kufizuar dhe kjo për shkak të gjendjes financiare në ekip. Nga ana tjetër ekipi ka nevojë për ndonjë përforcim. Reparti në të cilin duhet më së shumti një përforcim është ai i mesfushës. Largimi i mesfushorit Gjata në drejtim të ekipit të Tiranës ka lënë vend bosh në mesin e fushës. Padyshim që ne jemi në kërkim të një lojtari potent që do të na mbyllte këtë vend vakant por nëse do të kishim edhe ndonjë përforcim më shumë kjo do të na forconte edhe më shumë. Gava? Për mua është një lojtar i mirë për të cilin jam shprehur pozitivisht. Por kjo nuk është tërësisht në dorën tonë ndonëse ne do të dëshironim ta kishim në ekip. Janë dy ekipet dhe vetë lojtari që vendosin nëse lojtari do të jetë apo jo pjesë e Shkumbinit. Për mua jo vetëm Gava por edhe lojtarë të tjerë e kanë derën e hapur për të qenë pjesë e ekipit në këtë fazë të dytë”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top