Shkumbini zhgënjen në Gramsh, dëmtohet Devolli

Shkumbini zhgënjen në Gramsh, dëmtohet Devolli

No Comments on Shkumbini zhgënjen në Gramsh, dëmtohet Devolli

GRAMSHI – SHKUMBINI 1-0
Goli: Marishta 18′
Gramshi: Koci, Kote, Su.Kaloshi, Marishta, Sa.Kaloshi, E.Basriu, Çekrezi, Bello, Latifi, Trashi, Lezi. (U aktivizuan: Çapja, Topalli, Rama, Goga, Jaupi, Rama). Trajner: E.Mustafaraj
Shkumbini: Ajazi, Ramazani, Vogli, Xhyra, Salliu, Lundraxhiu, Nexha, Branica, Sulkja, Bullari, Kafazi. (U aktivizuan: Kotorri, Mustafaj, Gallo, Magani, Kaçuli, Pashaj,Rustemi). Trajner: G.Magani
Gjyqtarë: R.Sadiku, E.Sinanaj, E.Shkodrani (Elbasan)

Shkumbini zhgënjen në Gramsh. Ekipi i drejtuar nga Magani është thyer nga gramshakëve, duke mos bindur në këtë performancë. Vendësit ishin më në formë, duke zhvilluar një lojë të bukur dhe duke marrë si shpërblim fitoren 1-0 ndaj peqinasve. Që në minutat e para loja u kontrollua nga gramshakët, të cilët pas disa kombinimeve tepër të bukura kanë arritur të krijojnë aksione të sakta, duke vënë në vështirësi kundërshtarët. Në min e 18-të, Latifi merr një top nga mesfusha, e pason bukur te Marishta dhe ky i fundit midis dy kundërshtarëve godet lehtë dhe 1-0. Ky gol ka nxitur ekipet duke zhvilluar një lojë akoma edhe më të fortë, por nuk qe në nivelin e duhur. Edhe pse ka pasur disa raste, pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar me të njëjtin rezultat. Duke kaluar në pjesën e dytë, të dyja ekipet kanë aktivizuar të tjerë lojtarë, ku për ekipin mik ra në sy prezenca e Kotorrit, Mustafajt, Gallos, Maganit, Kaçulit, Pashajt e Rustemit. Po ashtu edhe për Gramshin janë aktivizuar lojtarët Çapja, Topalli, Rama, Goga, Jaupi, Rama. Mirëpo kjo gjë nuk solli ndryshim të rezultati, por mbyllet me fitoren e vendësve me rezultat 1-0. Të dyja ekipet kanë treguar vlerat e tyre, duke zhvilluar një lojë korrekte. Ra në sy vetëm një moment tensionimi midis lojtarëve Mustafaj e Kote, ku lojtari peqinas ka ofenduar këtë të fundit. Të dy trajnerët, Magani e Mustafaraj, bënë detyrën e tyre duke nxjerrë nga fusha e lojës të dy lojtarët. Më pas takimi përfundoi në mënyrë paqësore, ku lojtarët janë përshëndetur me njëritjetrin. Kjo ndeshje u zhvillua për të parë gjendjen në të cilën ndodhen të dyja ekipet, si dhe aktivizimi i disa lojtarëve, të cilët janë në provë në kampin gramshak. Sfidës nuk i munguan as tifozët, të cilët ishin të shumtë në shkallët e stadiumit. Devolli – Lajm i keq për Shkumbinin. Burime pranë skuadrës tregojnë se mesfushori Bledar Devolli është dëmtuar.Për rrjedhojë ai pritet që të qëndrojë larg fushave të blerta për një javë. Vetëm dy ditë më parë lojtari ka pësuar tërheqje muskulore. Megjithatë, mendohet se nuk do të qëndrojë larg ekipit për shumë kohë. Të gjithë presin rikthimin e shpejtë të tij, duke qenë se ai është edhe blerja më e bujshme e bardhekaltërve në këtë merkato.
Esmerid Murati

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top