Pashja:
Qëndroj, vetëm nëse bëhen blerje cilësore
Në Peqin është vështirë të mësosh
se kur do të mblidhet asambleja
që do të përcaktojë stafin e
ri të skuadrës shkumbinase, pasi
të gjithë janë me impenjime personale.
E gjithë ajo që mund të
thuhet dhe që duket pozitive,
është vetëm fakti që këta drejtues
të lartë në takimet elektorale
në qytet kanë premtuar se skuadra
e Shkumbinit do të ndërtohet
shumë shpejt, duke iu referuar
sukseseve që janë arritur deri
tani. Në këto takime shpesh janë
ngritur pyetje në lidhje me emrin
e trajnerit të ri, mirëpo akoma nuk
ka asgjë konkrete, përveçse
vazhdimit të punës me teknikun
aktual Branica. Mbrojtësi i
skuadrës peqinase, Lorenc Pashja,
është mjaft i interesuar në
lidhje me ecurinë e klubit dhe caktimit
të drejtuesve të rinj të
skuadrës. I pyetur në lidhje me
zhvillimet më të fundit te peqinasit,
mbrojtësi i krahut të majtë
shprehet se ai do të jetë i gatshëm
për të dhënë kontributin e
tij në ekip edhe për sezonin e ri.
“Ne tashmë jemi që të gjithë futbollistë
profesionistë dhe fakti që
kemi ndërruar trajnerë apo skuadra
na e bën më të lehtë punën për
t’u ambientuar. Në sezonin e fundit
patëm fatin që në krye të
pankinës peqinase të ishte një ishfutbollist
i madh i Shkumbinit, pra
Magani, por gjithashtu, edhe ndihmësi
i tij, Branica, me të cilët puna
ka qenë më e lehtë. Puna e mirë e
tyre, por edhe e grupit u dukën në
rezultatet që ne arritëm, pavarësisht
se nuk përmbyllëm dot ëndrrën
e madhe. Gjithsesi, shpresoj
që shumë shpejt të bëhet grumbullimi
i grupit për të diskutuar mbi
të ardhmen. Unë shpresoj po ashtu
të vazhdoj të luaj për Shkumbinin.
Në lidhje me merkaton e
skuadrës, duhet thënë që kemi
nevojë të afrojmë futbollistë cilësorë
në çdo repart. Na duhen kualitete
që bëjnë diferencën dhe që
japin maksimumin për fanellën.
Unë kam bindjen se edhe në këtë
vit do të jemi përsëri një ekip dinjitoz
dhe do të synojmë përsëri
të arrijmë kualifikimin në Kupat
evropiane”, tha Pashja.
Fatmir Ahmeti
Panoramasport