Shkumbinin pa kapiten, Mujdragiç ikën në Singapor!

Shkumbinin pa kapiten, Mujdragiç ikën në Singapor!

Shkumbinin pa kapiten, Mujdragiç ikën në Singapor!

No Comments on Shkumbinin pa kapiten, Mujdragiç ikën në Singapor!

Data 4 korrik mendohet të jetë dita, në të cilën ekipi i Shkumbinit do të nisë fazën përgatitore për sezonin e ri. Ndonëse janë afro dy muaj në dispozicion për kampionatin e ardhshëm dhe në pamje të parë duket se ka kohë të bollshme, situata në kampin peqinas nuk është se premton. Duke qenë se mungon një organizim i mirëfilltë për nisjen e punës  – e gjitha kjo mer shkas nga mungesa e presidentit – nuk dihet se cilët do të jenë lojtarët që do të thirren, pa lënë mënjanë “tkurrjen” e grupit nisur nga ajo se nuk ka tashmë asnjë lloj sigurie se sa do t’I përgjigjen thirrjes së klubit.

Për të rinjtë që do të bashkohen me ekipin, gjithçka duket të ketë nisur, pasi aneksi sportiv “Tek pishat” është vendi në të cilin i gjen çdo pasdite duke u stërvitur, por pa trajner.

Nga bisedat me drejtuesit e Shkumbinit mësohet se asnjë lojtar që ka qenë në kontratë me ekipin nuk ka marrë kartonin për t’u quajtur lojtar i lirë. Kështu që, kalimi në ndonjë ekip tjetër shqiptar, përveçse dëshirë e lojtarit, është thjesht një marrëveshje e njënashme që duhet të marrë detyrimisht viston e klubit peqinas. Por, si të mos mjaftojë kjo, mësohet se lojtarë të ndryshëm peqinas kanë filluar “të gjuajnë” ekipin e tyre të ardhshëm, duke u provuar jashtë vendit për të vazhduar karrierën e tyre. Pas kalimit me sukses të provës nga ana e Mustafait në kampionatin grek, duket se edhe një tjetër lojtar është duke kërkuar një eksperiencë ndryshe. Bëhet fjalë për kapitenin e sezonit të kaluar, Ahmed Mujdragiç. Që prej disa ditësh lojtari ndodhet në Singapor, ku është provuar me një ekip vendas në Kategorinë Superiore dhe nga vetë ai mësohet se është pëlqyer dhe ka kaluar me sukses testin. Në ditët në vazhdim pritet që lojtari të mbyllë me këtë ekip edhe akordin financiar, për të nënshkruar një kontratë të rregullt. Por asnjë nga këta lojtarë më parë nuk ka marrë leje për t’u bashkuar me ndonjë ekip, qoftë edhe jashtë Shqipërisë. Për të dyja këto “kategori”, në klubin peqinas janë të prerë: askujt nuk do t’I jepet lejekalimi nëse më parë nuk shlyhen detyrimet që rrjedhin nga prishja e kontratës.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top