“Shkumbinit i duhen lojtarë punëtorë, jo mercenarë”

“Shkumbinit i duhen lojtarë punëtorë, jo mercenarë”

No Comments on “Shkumbinit i duhen lojtarë punëtorë, jo mercenarë”

Situata financiare vazhdon të jetë e njëjtë në kampin peqinas, ku ende nuk është arritur akordi me ndonjë biznesmen apo sponsor për t’u garantuar futbollistëve anën ekonomike, apo edhe klubit që të bëjë blerje në merkato. Megjithatë, shefi i klubit, Astrit Isaji, është optimist. Ai thotë se bisedimet me njerëz që duan të kontribuojnë në futbollin peqinas janë në rrugë të mbarë dhe se mund të mbyllen në mënyrë pozitive. Isaji sqaron gjithashtu se në momentin kur klubi do të sigurojë financat e nevojshme, do të bëjë edhe lëvizjet në merkato duke synuar afrimin e futbollistëve punëtorë dhe jo mercenarë. “Kemi mbyllur me sukses dy javë përgatitje me kontigjentin e futbollistëve që kemi në dispozicion që prej fillimit të fazës përgatitore, dhe e them me bindje se futbollistët e rinj janë duke e justifikuar besimin që u kemi dhënë. Sigurisht, nisur nga mosha e re që ka një pjesë e mirë e tyre, është më se normale të kenë ende nevojë për shumë punë për të përfituar eksperiencën e duhur që i duhet një lojtari për të përballuar Superioren. Ndaj, në këtë kontekst, unë do të thosha se skuadrës sonë i duhen patjetër tri prurje cilësore. Sigurisht që ne jemi shprehur se në momentin kur klubi do të sigurojë financat e duhura, do të përpiqemi të marrim vetëm lojtarë me eksperiencë dhe punëtorë, e jo futbollistë mercenarë, të cilët gjithçka e bazojnë te kontratat dhe paratë”, – thotë Isaji. Sa i takon çështjes së presidentit, Isaji përgjigjet shkurt: “Jemi ende në bisedime me njerëz që duan të japin kontributin e tyre në futbollin e Peqinit dhe shpresojmë që këto bisedime të mbyllen në mënyrë pozitive”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top