S’ka para, por Shkumbini ka karakter

S’ka para, por Shkumbini ka karakter

S’ka para, por Shkumbini ka karakter

No Comments on S’ka para, por Shkumbini ka karakter

Është i veçantë fakti që ky sezon deri më tani për Shkumbinin përbëhet me lojtarë peqinas. Disa lojtarë janë më të vjetër dhe me më shumë eksperiencë, por bie në sy gjaku i ri peqinas. E gjithë kjo të bën të shpresosh se ekipi i Shkumbinit do të kërkojë të përballojë me forcat e veta këtë vit të vështirë, pse jo, duke u bazuar edhe tek të rinjtë e “bukës së vet”. Për mbrojtësin më të vjetër tek Shkumbini, 33-vjeçarin Pasha, në ekip ka nevojë për përforcime cilësore, por, nga ana tjetër duhen vlerësuar dhe mbështetur edhe të rinjtë që janë pjesë e ekipit. Shtyrja e kampionatit mund të jetë një dritë pozitive për zgjidhjen e problemeve financiare të klubit, por njëkohësisht do t’i shërbejë Shkumbinit në konsolidimin e mëtejshëm.

“Për ekipin tonë, faza përgatitore, paçka se është zhvilluar e gjitha në shtëpi, mund të quhet pozitive. Kjo sepse ekipi ka një kohë të gjatë që stërvitet, duke marrë një ngarkesë të konsiderueshme fizike. Tashmë ajo po gërshetohet edhe në aspektin tekniko-taktik. Pozitive kanë qenë edhe ndeshjet miqësore që ekipi ka zhvilluar, të cilat do të na ndihmojnë në konsolidimin e grupit. Po kështu dhe prania e lojtarëve të rinj, të cilët do të jenë e ardhme e ekipit. Përsa i përket sezonit, mendoj se ky mund të jetë një sezon sprove për ne. Pa dyshim që na duhet të shpalosim karakter personale, por edhe të një ekipi që s’mund të thyhet lehtë. Kam besim se me forcat tona do ta përballojmë këtë sfidë sado që është e vështirë. Me shtyrjen e kampionatit mendoj se ka një frymëmarrje për drejtuesit e klubit për të sistemuar situatën në formimin e shoqërisë aksionere”, ka mbyllur Pasha.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top