Asambleja pritet të zyrtarizojë Sokol Branicën si trajnerin e ri

By stilltoni · 17/06/2009 · Filed in Lajme dhe Informacione

sokol-branicaSipas të gjitha gjasave, asambleja e klubit të Shkumbinit do të
mblidhet pas një jave, ashtu siç kanë njoftuar drejtuesit më të
lartë. Mirëpo për koincidencë, po pas një jave, edhe trajneri
Sokol Branica përfundon kualifikimin e tij për licencën A të UEFAs.
Ishte pikërisht ky trajner, i cili përfundoi kampionatin në krye
të skuadrës peqinase, pas dorëheqjes së Gugash Maganit.
Faktit që Branica është një nga kandidaturat aktuale për të
marrë Shkumbinin në sezonin e ri, i shtohet edhe pajisja me
licencë. Pritet që ai të zyrtarizohet në krye të stolit peqinas, por
gjithsesi kjo ngelet për t’u parë.
Ramazani – Mbrojtësi Daniel Ramazani është një nga futbollistët
që ka nxjerrë akademia vendëse gjatë viteve të fundit.
Shtatlarti i krahut të djathtë nuk gjeti shumë hapësira në formacion
në kampionatin e kaluar. Gjithsesi, ai asnjëherë nuk u
ankua, duke pritur shansin e tij. Tashmë që skuadra është
duke shijuar pushimet, Ramazani shprehet se për sezonin e ri,
dëshira e tij është të mbrojë ngjyrat e Shkumbinit. “Unë kam
shumë dëshirë që të vazhdoj të jap kontributin tim për Shkumbinin.
E di mirë që është e vështirë të jesh në formacionin e
parë, por unë dua t’i shërbej skuadrës së zemrës, nga e cila
kam mësuar së tepërmi”, – ka thënë 22-vjeçari.
Fatmir Ahmeti
Panorama sport

Leave a Comment