Wednesday, February 8th, 2012

Starova: Përgatitjet OK, duhen blerje cilësore

Published on August 5, 2010 by   ·   No Comments

Sipas trajnerit Sulejman Starova, Tirana ka nevojë për të tjera përforcime për të synuar trofe

Kur kanë kaluar 6 ditë nga faza përgatitore që bardheblutë po zhvillojnë në qytetin e Pukës, trajneri Sulejman Starova i bën një analizë gjendjes së skuadrës. “Bobi” flet për përballimin e ngarkesave nga lojtarët e tij dhe ka mbetur i kënaqur në këtë aspekt.

Ardhjet e fundit Gjondeda dhe Hallaçi ai i konsideron lojtarë të nevojshëm dhe që shumë shpejt do ta thonë fjalën e tyre me fanellën e Tiranës. Megjithatë, Starova ende nuk ndihet rehat dhe sipas tij, Tirana për të qenë pretendente reale për t’i fituar të dy trofetë, ka ende nevojë për përforcime me lojtarë cilësorë.

“Jam i kënaqur me përgatitjen dhe atë çka ka treguar skuadra në 6 ditët e kaluara të fazës në Pukë, që aktualisht ka arritur kulmin e vet. Lojtarët i kanë përballuar ngarkesat, të cilat në ditët në vijim do të vijnë në ulje. Por unë ju them se nuk do të jetë ky grupi përfundimtar. Presim përforcime akoma më cilësore për të qenë dinjitozë në kampionat. Presim Ervin Bulkun dhe Sabino Plakun apo ndonjë lojtar tjetër të njohur, – pohoi fillimisht “Bobi” në prononcimin e dhënë për gazetën “Sportin shqiptar”.

Të ardhurit: Dy ditët e fundit me bardheblutë janë bashkuar në përgatitore edhe dy futbollistë me eksperiencë dhe që e njohin në pëllëmbë të dorës kampionatin tonë. Bëhet fjalë për Rrahman Hallaçin dhe Gentian Gjondedën, që pritet ta rrisin akoma më tepër konkurrencën te bardheblutë. “Si Gjondeda ashtu edhe Hallaçi janë bashkuar ditët e fundit me skuadrën tonë në Pukë. Të dy janë lojtarë me eksperiencë dhe do ta thonë fjalën e tyre në kampionat. Presim shumë prej tyre.”

Letonezi: Pas serbit Shinik, me bardheblutë në Pukë është bashkuar edhe një qendërmbrojtës letonez, Arturs Silagails. Paraqitja e tij, edhe pse ka pak ditë që është vënë nën urdhrat e Starovës, ka qenë e mirë, megjithatë “Bobi” thotë se do të testohet edhe disa ditë: “Letonezi Silagails ka disa ditë që është bashkuar me skuadrën tonë. Me Tërbunin luajti titullar. Por ende nuk kemi vendosur nëse do të qëndrojë apo jo. Do të testohet akoma dhe pas disa ditësh, ndoshta nga java e ardhshme, mund ta themi fjalën e fundit edhe për të,” – tha ndër të tjera trajneri i Tiranës, Sulejman Starova.

Andi Lila, goli i vetëm i miqësores

Tirana fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 miqësoren e zhvilluar dje pasdite në stadiumin “Ismail Xhemali” ndaj Tërbunit të Pukës. Golin e bardhebluve e shënoi Andi Lila me kokë, pasi përfitoi edhe nga hutimi i portierit Selimaj. Tirana luajti me këtë 11-she: Nallbani, Lila, Sina, Osmani, Silagails, Lilaj, Ahmataj, Karabeci, Hysa, Pejiç, Malindi. Trajneri Starova aktivizoi edhe Metanin, Hajdarin, Sorrën, Abazajn dhe serbin Shinik. Takimi është gjykuar nga një treshe shkodrane, me kryesor Pajtim Lapin dhe ndihmës të tij S.Zekën dhe D.Salajn. Duhet theksuar se sfida e djeshme është ndjekur nga një numër i madh sportdashësish pukjanë, që kanë qenë të interesuar të ndiqnin ekipin e tyre të zemrës në përgatitjet para kampionatit.

Madje në momente të veçanta të sfidës ata me brohoritjet e tyre i kanë dhënë bukuri takimit. Edhe pse përballë ka pasur një skuadër me emër si Tirana, Tërbuni ka ditur të luajë denjësisht. Në fund të sfidës trajneri Zani ka mbetur deri diku i kënaqur me të tijtë, duke vënë gishtin te forma fizike e skuadrës së tij, ndërsa për homologun e tij Starova kjo ndeshje kishte rëndësi për të parë gjendjen e lojtarëve. Bardheblutë duket se pas Pukës nuk do të zhvillojnë fazë tjetër përgatitore në Maqedoni, edhe pse ishte folur para disa ditësh.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • sulejman starova
  • futboll live
  • kalendari i superiores futbollit shqiptar 2011-2012, rezultatet e deritanishme

Tags: ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics