Sulkja i jep zemër Shkumbinit: Të mbajmë ne në Superiore!

Sulkja i jep zemër Shkumbinit: Të mbajmë ne në Superiore!

No Comments on Sulkja i jep zemër Shkumbinit: Të mbajmë ne në Superiore!

Në sezonin e shkuar në përbërje të Shkumbinit ishin një numër i madh futbollistësh të rinj, të cilët spikatën me paraqitjen e tyre. Këta futbollistë pritet të jenë përsëri baza e skuadrës për sezonin e ri, duke pasur tashmë një vit më shumë eksperiencë mbi supe. Një nga këta është edhe mesfushori i ri, Eneo Sulkja, i cili pasi ka kaluar me sukses provimet e maturës, shprehet se është plotësisht gati për të marrë përgjegjësitë e tij si titullar. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori i ri nuk e fsheh entuziazmin e tij, madje premton një përfaqësim dinjitoz edicionin e ri. “Në sezonin e shkuar pata fatin të aktivizohem për shumë minuta si titullar me Shkumbinin dhe kjo për mua ka qenë realizimi i ëndrrës së fëmijërisë. Mendoj se në aspektin personal kam arritur të mësoj shumë gjëra, jo vetëm nga udhëzimet e trajnerëve, por gjithashtu edhe nga shokët e skuadrës që kanë më tepër eksperiencë. Falë punës dhe karakterit që treguam si skuadër, arritëm të qëndrojmë në Superiore. Dihet që për momentin gjërat nuk po shkojnë shumë mirë në klubin tonë. Megjithatë, ne e kemi për detyrë të japim kontributin tonë, aq më tepër në këtë periudhë jopozitive. Unë jam i bindur se gjërat do të rregullohen dhe skuadra do të bëjë një përfaqësim dinjitoz”.
F.Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top