Sulkja s’ka dyshime: Apolonisë i marrim pikë

Sulkja s’ka dyshime: Apolonisë i marrim pikë

Sulkja s’ka dyshime: Apolonisë i marrim pikë

No Comments on Sulkja s’ka dyshime: Apolonisë i marrim pikë

Peqinasit kanë rinisur dje përgatitjet, në kuadër të ndeshjes së radhës që do ta luajë në transfertë ndaj Apolonisë. Në kampin bardhekaltër ajo shihet si një mundësi e mirë për të marrë pikë, për të shlyer në njëfarë mënyre barazimin e fiksuar në shtëpi ndaj Bylisit. Në miqësoren e zhvilluar ndaj skuadrës kosovare të Lirisë, mesfushori Sulkja ishte pjesë e formacionit bazë, ndaj me shumë gjasa ai pritet që ta nisë si titullar edhe sfidën në Fier. “Këtë fundjavë do të luajmë një ndeshje mjaft të vështirë në transfertë përballë Apolonisë. Sigurisht që e kemi vlerësuar kundërshtarin jo nga pozicioni që mban në klasifikim, por për atë që jep në fushën e blertë. Në përballjen me blutë kjo skuadër mori barazim në kryeqytet, çka tregon qartë se kërkon pikë në çdo sfidë”, ka thënë mesfushori i ri peqinas. Sulkja shpreh bindjen për një rezultat pozitiv në transfertë, pasi sipas tij ekipi është i motivuar për të ruajtur vazhdimësinë. “Morali ynë është i lartë dhe besoj se do të vazhdojmë me rezultate pozitive edhe në transfertë. Ndaj fierakëve do bëjmë gjithçka në fushën e lojës, në mënyrë që të mos dalim pa pikë”. Problemet – Ajo që ka shqetësuar më tepër këto ditë në kampin peqinas ka qenë gjendja e dy sulmuesve të Shkumbinit, Roland Dervishi dhe Erjon Mustafaji. Goleadori më i mirë i kampionatit është drejt rikuperimit nga dëmtimi që ka pasur në shpatull dhe me shumë gjasa do të jetë që nga minuta e parë në Fier. Ndërsa sulmuesi Mustafaji ka pasur një dëmtim të lehtë në këmbë, por që tashmë duket se është rikuperuar plotësisht.

About the author:

Leave a comment

Back to Top