Wednesday, February 8th, 2012

Sulmi, pika më e fortë e skuadrës shkodrane

Published on August 26, 2010 by   ·   No Comments

Nisur nga emrat që ka në përbërje Vllaznia, sulmi është ai që të tremb më shumë nga të tjerat

Konstatimi në fjalë nuk është se vjen ngaqë skuadra ka shënuar tre gola në ndeshjen e parë. Konstatimi vjen nisur nga emrat që Vllaznia ka në radhët e saj për repartin e sulmit. Pikërisht, duke u nisur nga këto emra, të krijohet përshtypja se sulmi kuqeblu do ta thotë fjalën e tij ashtu siç duhet në kampionatin e ri. Mbi të gjithë, në përbërje është njëri, Vioresin Sinani.

Goleadori i njohur tregoi edhe në Lezhë se nuk e ka harruar zakonin e tij, atë të të shënuarit. Për momentin është duke e nisur nga stoli, por në pamje të parë kjo gjë i bën mirë atij, sepse e ndihmon për të arritur formën më të mirë dhe, së dyti, i shton “inatin” për të qenë në fushë dhe për të shënuar. “Ujku”, pseudonimi me të cilin e thërrasin tifozët, ka treguar edhe më parë se, kur vjen puna për të treguar se kush është, di ta justifikojë emrin dhe karrierën e tij të deritanishme.

Përveç kësaj, pozitiv është fakti se Vllaznia nuk ka vetëm një sulmues për momentin dhe prandaj e gjithë barra nuk bie mbi të, siç ndodhi kampionatin e kaluar. Përveç Sinanit, është edhe kroati Jumiç. Luajti titullar në ndeshjen e parë të kampionatit me Bylisin dhe në fakt la disi për të dëshiruar në fushë. E themi këtë vetëm për problemin e shënimit të golit, sepse detyrat e tjera i zbatoi mirë, duke ulur topat për shokët e tij të skuadrës apo dhe duke shërbyer për ta.

Mund ta ketë defekt rrugën e gjetjes së golit, por duke pasur pranë lojtarë si Sinani, puna do të jetë më e lehtë për të. Kroati vetë ka premtuar 15 gola këtë sezon dhe tashmë duhet të presim nëse do ta mbajë këtë premtim, apo jo. Në sulm për Vllazninë është këtë sezon edhe serbi Marko Jovanoviç. I ardhur vetëm pak ditë më parë, luajti 35 minuta ndaj Bylisit dhe shënoi të parin gol me fanellën kuqeblu.

Atë të fitores që në fakt nuk ishte i vështirë për t’u shënuar, për vetë rrethanat nga erdhi. Megjithatë, nisja me gol mund të konsiderohet e mbarë. Pa harruar edhe faktin se do edhe pak kohë për t’u përshtatur me ambientin e ri që ka gjetur. Përveç këtyre tre sulmuesve të mirëfilltë, ndaj Bylisit luajti titullar edhe Hasani në sulm. Për të mos harruar pastaj që në skuadër janë edhe lojtarë si Kaçi e Shtubina, që dinë të shënojnë nisur edhe nga aftësitë e shkëlqyera fizike që kanë.

/sportishqiptar/

Tags:

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics