Synimi i peqinasve, të ruajnë grupin aktual

Synimi i peqinasve, të ruajnë grupin aktual

No Comments on Synimi i peqinasve, të ruajnë grupin aktual

Megjithëse ka mbaruar kampionati dhe Shkumbini ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, në mjediset e ndryshme futbolldashëse ka ende tema që diskutohen rreth skuadrës që do të formohet për sezonin e ri. Kështu, shumë specialistë që e kanë ndjekur nga afër skuadrën gjatë këtij sezoni, flasin me superlativa për paraqitjen e futbollistëve të rinj dhe shpresojnë që grupi aktual të ruhet edhe për kampionatin e ardhshëm. Ish-futbollisti i skuadrës peqinase, Ahmed Kadiu, shprehet: “Në radhë të parë më duhet të them fjalët më të mira për paraqitjen e shkëlqyer që kanë bërë futbollistët e rinj, por edhe në total. I gjithë ekipi i Shkumbinit këtë sezon ka qenë vërtet një grup solid dhe një rival i fort për çdo kundërshtar. Këtë e them me bindje, pasi është vërtet bukur tek sheh futbollistë të rinj të talentuar, të cilët janë alternuar mjaft mirë me lojtarët me përvojë të ekipit. Falë punës së tyre, ata kanë arritur që ta mbajnë Shkumbinin në elitën e futbollit. Sigurisht, merita kryesore i takon stafit teknik dhe trajnerit Mile, të cilët kanë ditur që të marrin më të mirën e mundshme nga futbollistët vendës dhe ata jabanxhinj. Sa i takon së ardhmes së tyre, unë mendoj se do të ishte e udhës që ky grup të mund të ruhej edhe për sezonin e ardhshëm dhe të mund të pasurohej edhe me ndonjë element tjetër. Unë jam i sigurt që në sezonin e ri ata do të paraqiten edhe më mirë”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top