dinamo-
Shkëlqim Muça, i fyer nga miqësorja me Dinamon
Trajneri i Skënderbeut thekson se nuk do të luante kurrë me të rinjtë, nëse blutë do të vinin në Korçë Skënderbeu humbi minimalisht të mërkurën në miqësoren me Dinamon, humbje që u trumbetua shumë në shtypin sportiv për shkak të pretendimeve që kanë korçarët këtë sezon. Por trajnerin e tyre, Shkëlqim Muçën, i cili shkoi në Korçë pasi shpalli kampione pikërisht Dinamon, e ka mërzitur së tepërmi një fakt tjetër, jo humbja e të tijve
Pisha: Dinamo, 4 vite radhazi kampione e Shqipërisë!
Sipas kapitenit Arian Pisha blutë do të vazhdojnë të udhëheqin futbollin shqiptar Kanë filluar përplasjet mediatike midis kampeve rivale për Superkupën e Shqipërisë. Dekleratës së trajneri Duro se Dinamo do të rivalizojë për vendin e katërt, blutë i përgjigjen me anë të kapitenit të tyre: “Është gabuar gazetari, Duro ka thënë se Dinamo do të jetë 4 vite radhazi kampione e Shqipërisë.” Një humor paksa i hidhur ky i Arian Pishës, i cili lëshon sinjale të forta ndaj Besës, për një luftë të fortë sportive më 15 gusht kur do të luhet Superkupa
Putinçanin: Mos na vlerësoni nga miqësoret austriake
Sipas futbollistit Marko Putinçanin, dinamovitët do të jenë elita e kampionatit 2010 2011 Marko Putinçanin është një nga futbollistët e huaj më cilësorë në radhët e dinamovitëve. Serbi i mbërritur në fillim të sezonit 2009 2010 në radhët e kampionëve të Shqipërisë, tashmë është një futbollist bazë i Dinamos, për më tepër ai mund të aktivizohet si në rolin e mbrojtësit të djathtë, por edhe në qendër të mesfushës.
Dinamo “hap portën” në fund ndaj Sociedadit
Blutë pësojnë 3 gola në 5 minuta, kjo ishte edhe historia e kësaj miqësoreje luksi Nuk është e thënë që një skuadër shqiptare të arrijë qoftë edhe në një miqesore luksi fitore për të ngrohur sadopak zemrat e sportdashësve shqiptarë. Kështu ka ndodhur edhe dje me Dinamon, kampionen e Shqipërisë, e cila është shkërmoqur për 5 minuta përballë spanjollëve të Real Sociedadit
Bakaj: Superkupa, “qershia mbi tortë” për Dinamon
Sulmuesi Elis Bakaj e konsideron të rëndësishme përballjen me Besën, më 15 gusht Dinamo, kampione e Shqipërisë, do të kërkojë një tjetër trofe më 15 gusht përballë Besës në finalen e Superkupës. Dhe për të lëshuar një sinjal të sigurt, që blutë do të jenë tepër kërkues ndaj kavajasve, është sulmuesi i Dinamos, Elis Bakaj, shënues i 15 golave në kampionatin e fundit kombëtar.
Blanko: Palermo, provë për të gjithë
Sipas Luiz Blankos, humbja me Palermon nuk ka pse t’i shqetësojë Dinamo është mposhtur thellë në miqësoren e luksit përballë Palermos, por një fakt i tillë nuk e shqetëson stafin blu. Dikush mendon se Palermo ka një tjetër nivel dhe s’mund të krahasohet me skuadrat shqiptare.
Miqësorja e luksit: Palermo mund 4-0 Dinamon tonë kampione!
PALERMO-DINAMO 4-0 (1-0) Shënues: Migliaccio 5’, 78’, Hernandez 63’, Bovo 82’ PALERMO (4-3-1-2): Benussi (Brichetto 45’); Goian (Bovo 27’), Glik (Cappelletti 72’), Cassani (Darmian 55’), Garcia (Balzaretti 55’); Migliaccio (Acquah 82’) Liverani (Guana 57’), Nocerino (Cristofari 84’), Kasami (Pastore 55’); Succi (Hernandez 55’), Maccarone (Nappello 68’).
Soza: Si gjithnjë, ia lëmë fushës llogaritë
Dinamovitët do të luajnë në 8 ditë, 3 ndeshje miqësore, një risi për ekipet shqiptare Blutë, më shumë miqësore se stërvitje Miqësoret 1 gusht Palermo – Dinamo 4 gusht R.Sociedat – Dinamo 7 gusht N.Madiera – Dinamo Dinamo është nisur dje, në orën 13:00, drejt Sllovenisë për të zhvilluar fazën përgatitore në Maribor. Pasi janë akomoduar në kompleksin sportiv, blutë kanë zhvilluar gjatë pasdites stërvitjen e parë në tokën e shtetit fqinj.
Blanko: Konkurrenca rrit cilësinë te Dinamo
Sipas trajnerit dinamovit Luiz Blanko, Dinamos i nevojiten afrime e reja për të progresuar mes grupit Dinamo, krahas merkatos së vazhdueshme verore, tashmë do të udhëtojë drejt Sllovenisë për të kryer fazën përgatitore numër 2, pasi një të tillë blutë e kanë zhvilluar përpara performancës në Ligës e Kampionëve. Numri një i pankinës dinamovite Luis Blanko, tashmë është konfirmuar në krye të Dinamos edhe për sezonin 2010 2011. I intervistuar nga mediat e pranishme përpara nisjes drejt Sllovenisë, ai ka komentuar lakimet e fundit të merkatos së Dinamos, duke e konsideruar pozitive konkurrencën në skuadër.
Diop: Më fal, Dinamo, nuk kthehem më!
Senegalezi Papa Diop rrëfehet për herë të parë pas “arratisjes” nga blutë kryeqytetas Papa Diop nuk është më mister për opinionin sportiv në Shqipëri.
