elbasani

Elbasani merr Dorian Bylykbashin për 120 mijë euro

Verdheblutë bëjnë goditjen më të madhe, teksa marrin një nga lojtarët më të mirë shqiptarë Elbasani ka bërë goditjen më të madhe të merkatos, pikërisht në momentet e fundit të saj. Dorian Bylykbashi do të rikthehet të luajë në Shqipëri pikërisht me Elbasanin, ekipin e vendlindjes së tij. Edhe pse ka qenë një operacion i kushtueshëm, madje më i kushtueshmi i kësja merkatoje vere, drejtuesit verdheblu kanë sakrifikuar për të bërin të tyrin mesfushorin me tipare sulmuese, Dorian BylykbashiContinue reading →

S’ka surpriza tek Elbasani, firmosin të gjithë

Pavarësisht nënshkrimit të kontratave, merkatoja verdheblu do të qëndrojë e hapur deri në fund Të mërkurën dhe të enjten i është dhënë pothuajse fund firmosjes së kontratave te skuadra e Elbasanit. Ky problem, që ishte diskutuar shumë në ambientin elbasanas gjatë javëve të fundit, ka marrë fund, teksa sapo Ilir Bejtja, administratori i klubit, është kthyer nga pushimet, të gjithë lojtarët pa firma, në praninë e drejtuesve të ekipit dhe të një noteri, kanë hedhur firmat, që i mbajnë lojtarët të lidhur për një sezon me verdheblutëContinue reading →

Elbasani, gati firmat dhe rrogat e para

Presidenti Laze u ka premtuar futbollistëve se çdo gjë do të zgjidhet shumë shpejt Presidenca verdheblu ka premtuar se do t’i zgjidhë sa më shpejt problemet që aktualisht skuadra në aspektin financiar. Në një takim të kryer me futbollistët dy ditë më parë, presidenti Arben Laze ka thënë se ata që janë në planet e trajnerit Alimehmeti, do të thirren një nga një në zyrën e tij për të firmosur kontratat sezonale. Continue reading →

Përvijohet Elbasani, por mungojnë firmat

Pas seleksionimit ekipi është reduktuar, por ende ai mbetet i konturuar zyrtarisht Ashtu siç ishte paralajmëruar, skuadra e Elbasanit është shkurtuar ndjeshëm në organikë në fillim të kësaj jave. Në fund të javës së kaluar, te skuadra verdheblu stërviteshin më shumë se 33 futbollistë të drejtuar nga trajneri Krenar Alimehmeti, ndërsa tashmë nën urdhrat e stafit teknik ka mbetur një grup prej 23 lojtarësh. Por ndërkohë që trajnerët Alimehmeti dhe Osmani kanë bërë një hap para, duke bërë zgjedhjet e tyre për organikën, skuadra duket e projektuar vetëm në letërContinue reading →

Kontratat pezull, verdheblutë mbeten në “ajër”

“Veteranët” elbasanllinj janë të pakënaqur me qëndrimin e drejtuesve të klubit për të ardhmen e tyre Në një kohë që mungojnë pak më shumë se dy javë nga fillimi i sezonit të ri, klubi “Elbasanit” vazhdon të ketë probleme me firmosjen e kontratave. Skuadra verdheblu është ndër të paktat e superligës që është shumë e vonuar për sa i takon kontigjentit zyrtar të lojtarëve që ka tani për tani nën urdhrat e tij trajneri Krenar Alimehmeti. Ky i fundit e lëshoi një alarm të tillë dhjetë ditë më parë, kur deklaronte për “Sportin shqiptar” në mënyrë të hapur pakënaqësitë e tij për vonesat e krijuara në ndërtimin e organikës së lojtarëve për sezonin e ri futbollistikContinue reading →

Merxha: Elbasani po kompletohet dita-ditës

Mesfushori i verdhebluve është realist dhe njëherësh optimist për gjendjen e ekipit Konfirmimi zyrtar për blerjen e Ervin Llanit e ka ngrohur disi atmosferën në skuadrën e Elbasanit, e cila kishte kaluar një periudhë disaditore “të ftohtë” në merkato. Afrimi i këtij “gardiani” të njohur ka ngritur moralin edhe te lojtarët që stërviten aktualisht te skuadra verdheblu, të cilët mendojnë se pak nga pak gjërat po rregullohen tek Elbasani. Në këtë linjë është edhe kapiten Erjol Merxha, i cili edhe në sezonin e ri, që do të nisë pas afro tri javësh, do të jetë sërish në fushë si një nga lojtarët më me eksperiencë të verdhebluve, në përpjekje për të realizuar synimet e presidencës së klubit gjatë rikthimit në superligë. Continue reading →

Elbasani, të hënën nis seleksionimi i verdhebluve

Trajneret Krenar Alimehmeti dhe Oltion Osmani nuk kanë ndër mend të punojnë më me një numër të madh lojtarësh. Kësisoj kanë vendosur që në ditët e para stërvitore të javës të largojnë një pjesë të lojtarëve që nuk i vlejnë ekipit elbasanas. Continue reading →

Portierin Llani e bindin 40 mijë eurot e Lazes

Dje Ervin Llani ka firmosur për Elbasanin, duke i dhënë fund hamendjes për një portier Klubi i Elbasanit ka gjetur akordin me portierin Ervin Llani, i cili tashmë mund të konsiderohet pjesë e skuadrës verdheblu. Continue reading →

Gava dhe Hyshmeri, “dirigjentët” e Elbasanit

Dyshja në mesfushë pritet të mbajë mbi shpatulla organizimin e lojës së verdhebluve këtë Në mungesë të emrave të mëdhenj të merkatos, mesfusha e skuadrës verdheblu për sezonin e ri pritet të ketë protagonistë dy lojtarë të rinj të talentuar. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Renato Hyshmeri dhe 20-vjeçarin Orges Gava, të dy prodhime të shkollës elbasanase të futbollit. Të dy këta mesfushore me cilësi disi të kundërta, konsiderohen si lojtarët e së ardhmes së këtij klubi, megjithëse kanë të paktën 3 sezone që ata janë afruar dhe iu është dhënë dora për të qenë shpesh edhe titullarë të këtij ekipiContinue reading →