flamurtari

Dy humbje në start, Shkumbini prek fundin

Pas javës së dytë të kampionatit, Shkumbini ka regjistruar dy humbje, duke i bërë një start mjaft zhgënjyes sezonit. Peqinasit e kanë nisur me humbje përballë nënkampionëve të Teutës në fushën e tyre, por pa praninë e sportdashësve. Continue reading →

Flamurtari, goditja e fundit kuqezi quhet Bajevski

Vlonjatët kanë marrë sulmuesin maqedonas që kërkonin dhe kanë mbyllur kështu merkaton e verës Ndërsa është luajtur ndeshja e parë e kampionatit, ku Flamurtari ka dalë fitues, duket se për drejtuesit vlonjatë merkatoja nuk ka përfunduar. Kështu, goditja më e fundit e ekipit vlonjat është pikërisht sulmuesi maqedonas Aleksandër Bajevski, lojtar që zyrtarisht është pjesë e ekipit vlonjat për sezonin futbollistik 2010 2011. Continue reading →

Lila dhe Hysa tundohen nga rivalët, Starova do fitore në Elbasan

Edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë nga starti i kampionatit, te bardheblutë duket se ka shumë enigma, pasi përditë ka afrime dhe largime lojtarësh. Por në prag të sfidës me Elbasanin, dy prej titullarëve të trajnerit Sulejman Starova u kanë ardhur oferta serioze. Bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares Andi Lila, i cili krahas kërkesës së vazhdueshme të Flamurtarit duket se ditët e fundit është tunduar edhe nga një ofertë e majme e DinamosContinue reading →

Flamurtari “vajton” largimin e Plakut

Drejtuesit vlonjatë shpresojnë që sulmuesi të rikthehet në Vlorë Për Flamurtarin janë ditë përgatitjesh intensive në kuadër të ndeshjes që vlonjatët do të luajnë ndaj Dinamos në transfertë, në javën e parë të kampionatit. Pikërisht në këtë përballje Flamurtari pa dyshim shkon pas një përgatitjeje të gjatë të kryer në fazën përgatitore dhe të gjithë synojnë që prej takimit të parë të merret rezultati pozitiv. Ndërkohë, ende në pikëpyetje mbetet pa dyshim aktivizimi me fanellën e Flamurtarit të sulmuesit Sebino Plaku dhe natyrisht që drejtues të ekipit kërkojnë që gjithçka të mbyllet sa më shpejt dhe pozitivishtContinue reading →

Teuta s’e kalon testin me Flamurtarin

Durrsakët munden 2-0 nga vlonjatët me gola të Plakut dhe të riut Gjondeda Teuta është mundur 2 0 nga Flamurtari në miqësoren e radhës, zhvilluar dje në stadiumin “Niko Dovana”. Dy golat e shënuar nga Plaku në minutën e 37 të dhe i riu Gerti Gjondeda në minutën e 82 të e kanë kënaqur trajnerin Magani, që ka zhvilluar një test të mirë në DurrësContinue reading →

Flamurtari paralajmëron që tani rivalët

Vlonjatët po tregojnë gjatë miqësoreve se do të jenë pretendentë seriozë Flamurtari po bind në prag të sezonit se do të jetë një nga ekipet që do të kërkojë trofe. Pasi ka marrë disa nga lojtarët më të mirë në vend, ky ekip i ka të gjitha shanset të rivalizojë fuqishëm. Me Elbasanin vlonjatët kanë arritur fitoren më të thellë në ndeshjet miqësore, kështu që stafi drejtues nuk ka se si të mos jetë i kënaqur. Continue reading →

Duro voton "armiqtë": Shkumbini del kampion

Trajneri i Besës,Shpëtim Duro, ka befasuar në një intervistë për “Panorama Sport”, teksa i pyetur për një parashikim në lidhje me skuadrat që mund të synojnë titullin në sezonin e ri, ka “votuar” për Shkumbinin. Ai nuk kërkon që këtë …Continue reading →

Flamurtari kthehet në Vlorë i kompletuar

Trajneri Gugash Magani thekson se ekipi është fuqizuar me futbollistë mjaft cilësorë Flamurtari ka mbyllur përgatitjet në Ohër të Maqedonisë dhe, pas ndeshjes me Skënderbeun në Pogradec, është rikthyer në qytetin e Vlorës. Ekipi ka qenë tri javë larg qytetit bregdetar, pasi ka bërë përgatitje intensive në Maqedoni dhe ndeshje miqësore, natyrisht pa lënë mënjanë edhe merkaton. Të ardhurit e fundit te vlonjatët janë mbrojtësi Ramadani dhe sulmuesi aq shumë i kërkuar, Sebino PlakuContinue reading →

Magani: Flamurtari është plotësuar në çdo repart

Për Flamurtarin nis sot java e fundit e përgatitjeve në Ohër, ndërkohë që deri tani ekipi vlonjat ka zhvilluar në tokën maqedonase 4 ndeshje miqësore, duke barazuar në tri prej tyre dhe duke humbur një. Ndeshja e fundit, që u luajt të shtunën me Shkumbinin, kishte ndryshimin se, në krah të Daniel Xhafës në sulm është aktivizuar Sebino Plaku. Për këtë të fundit vlonjatët kanë ngulur këmbë për ta pasur në ekip sezonin e ardhshëm. Continue reading →

Flamurtari-Shkumbini, dy pretendentet barazojnë në miqësoren e Strugës

Vlonjatët dhe peqinasit kanë matur forcat, duke qenë se janë edhe pretendente për sezonin e ri Shkumbini – Flamurtari 1 1 Shënues: Lena 35′, Kuli 58′ Shkumbini: Kotorri, Mujdragiç (Tesiç 35′), Grizha (Xhyra 51′), Arapi (Salliu 69′), Krasniqi (Shenaj 43′), Pasha, Veliaj (Salihoviç 65′), Nora (Dervishi 75′), Mancaku, Kuli (Gjyla 60′), Mustafaj (Grboviç 46′). Trajner: M.Josa. Continue reading →

1 2