flamurtarit

Magani merr në dorë “frenat” e Shkumbinit

Ashtu siç edhe pritej, dje trajneri peqinas, Gugash Magani, ka marrë zyrtarisht detyrën të drejtojë Shkumbinin për sezonin e ri futbollistik. Më parë tekniku i mirënjohur kishte gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për t’u ulur në pankinën bardhekaltër, por gjithashtu kishte kërkuar garanci financiare për futbollistët si dhe për të operuar në merkato. Continue reading →

Tifozët bekojnë rikthimin e Maganit në stol

Lajmi për rikthimin e trajnerit Gugash Magani në krye të skuadrës së Shkumbinit është pritur mjaft mirë nga sportdashësit peqinas, të cilët duke njohur vlerat e ish-kapitenit legjendar besojnë se skuadra do të jetë në duar të sigurta. Në rrjete të ndryshme sociale nuk kanë munguar edhe komentet e ndryshme, në të cilat konfirmojnë pozitivisht përzgjedhjen që kanë bërë drejtuesit e klubit në lidhje me Maganin. Continue reading →

Flamurtari tenton sërish për Ervin Bulkun

Vlonjatët po përpiqen me të gjitha mundësitë për të marrë mesfushorin tiranas Flamurtari po shkon gjithnjë e më shumë drejt riformatimit të skuadrës për sezonin e ri futbollistik. Continue reading →

Flamurtari, Sokol Branica “Nuk mërzitemi nga rezultatet e miqësoreve”

Zv/trajneri i Flamurtari, Sokol Branica, tregon për stërvitjen Në përgatitjet që ekipi i Flamurtarit është duke zhvilluar në Ohër, ajo që mbetet më shumë e rëndësishme është pikërisht gjendja fizike e futbollistëve, ku nga dita në ditë lojtarët janë duke marrë ngarkesën e plotë. Fakti në fjalë pranohet edhe nga vetë futbollistët. Edhe pse ka pak lodhje në këmbët e tyre, diçka e tillë mbetet e natyrshme në këtë periudhe përgatitjesh, por rëndësishme është që me nisjen e kampionatit kjo fazë përgatitore të vlejë për të gjithëContinue reading →