gugash-magani-

Mjeshtre transfertash, Teuta nuk fal në Peqin. Daniel Xhafaj humbet penalltinë

SHKUMBINI – TEUTA  0-1 GOLAT: Nika 8′ SHKUMBINI: Kotorri, Pasha, Ramazani, Devolli, Salliu, Sulkja (Lluca 46′), Gjata (Isaji 75′), Gava, E.Magani (Duka 57′), Dervishi, Mustafaji. Trajner: G.Magani TEUTA: Rizvani, Sheta, Jakupi, Sakaj, Marku, Veliaj, Tahiri (Hoxha 67′), Nika, Hyshmeri, Mancaku (Deliallisi 57′), Xhafaj (Eminhazeri 80′)Continue reading →

Xhyra: S’na tremb Teuta, e nisim me fitore në shtëpi

Shkumbini ka nisur dje përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, i cili gjatë kësaj jave do të përcaktojë edhe formacionin titullar që do të luajë përballë Teutës në ndeshjen e parë të sezonit. Mbrojtësi Klement Xhyra, i cili pritet ta nisë ndeshjen në formacionin e parë, në një bisedë për “Panorama Sport” ka premtuar se reparti i mbrojtjes do të bëhet mur për sulmuesit durrsakëContinue reading →

Magani: Me mua askush s’e ka të sigurt vendin

Starti i kampionatit po afron, dhe kjo ka bërë që në Peqin të nisin të mendojnë për ndeshjen e parë, atë ndaj Teutës, të cilën do ta zhvillojnë në fushën e tyre. Jo më kot trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, ka dëshiruar që pjesën më të madhe të takimeve miqësore ta zhvillojë në shtëpi, në mënyrë që futbollistët të ambientohen sa më shumë me fushën dhe, ajo që ka më tepër rëndësi, me lojën e njëri-tjetrit. Continue reading →

Stojkoviç dhe Popoviç, pranë akordit me Shkumbinin

Mbrojtësi serb, Aleksandër Stojkoviç dhe mesfushori malazez, Dushan Popoviç, pritet të jenë blerjet e reja të Shkumbinit. Burime në klubin bardhekaltër tregojnë për “Panorama Sport” se trajnerin Magani e kanë bindur këta dy lojtarë dhe tashmë mbetet vetëm firma e tyre nën kontratë. Continue reading →

Magani, ndaj Vllaznisë konfirmon titullarët

Skuadra peqinase vijon fazën e ngjeshur përgatitore me nga dy seanca në ditë, duke u stërvitur paradite në fushën sportive të Rrogozhinës dhe pasdite në stadiumin e vet. Trajneri Magani po kërkon që, përveç dhënies së ngarkesës së duhur fizike, të injektojë te futbollistët psikologjinë e një skuadre që nuk duhet të ndihet inferiore ndaj asnjë kundërshtari, pasi vetëm kështu mund të synohet realizimi i objektivave. Continue reading →

Shkumbini gjen dyshen e qendrës: Ramazani-Devolli

Mbrojtësi peqinas, Daniel Ramazani, është një prej futbollistëve që ka dalë nga akademia peqinase, por gjatë karrierës së tij ai ka luajtur me Elbasanin dhe Tomorin. I kthyer në një prej titullarëve të formacionit bardhekaltër, Ramazani beson se me trajnerin Gugash Magani në krye skuadra e Shkumbinit nuk duhet ta diskutojë Superioren, megjithëse e pranon se këtë sezon kampionati do të jetë më i egër. Continue reading →

Mesfusha çalon, Shkumbini pret rikthimin e Gjatës

Shkumbini duket se nuk është ende gati për të përballuar një sezon të gjatë dhe të vështirë. Kjo për shkak se ekipi nuk është kompletuar ende me futbollistët që ka kërkuar trajneri Gugash Magani në ato pozicione ku ai ka vërejtur më shumë mangësi. Është pikërisht në mesfushë që pritet të bëhen edhe afrimet e fundit në merkato, pasi për momentin ky repart duhet thënë se ka shfaqur më shumë mangësi në lojë në takimet miqësore të zhvilluara deri më tani. Continue reading →

Devolli refuzon ofertën e parë te Shkumbini

Devolli kur luante me Flamurtarin Mesfushori Bledar Devolli vazhdon të mbetet pa skuadër. Duket se “telenovela” në lidhje me mesfushorin gjirokastrit do të vazhdojë edhe disa ditë. Ai ka zhvilluar dje stërvitjen e parë me Shkumbinin dhe më pas është ulur për të diskutuar me drejtuesit peqinas. Continue reading →

Shkumbini bën “pazar” në Elbasan, do tre lojtarë

Skuadra e Shkumbinit më në fund ka lëvizur në merkato duke u përforcuar me tri blerje të rëndësishme, pasi ka arritur që të sigurojë shërbimet e portierit Elvis Kotorri dhe mesfushorëve Kaçuli e Orgest Gava. Continue reading →

Magani merr në dorë “frenat” e Shkumbinit

Ashtu siç edhe pritej, dje trajneri peqinas, Gugash Magani, ka marrë zyrtarisht detyrën të drejtojë Shkumbinin për sezonin e ri futbollistik. Më parë tekniku i mirënjohur kishte gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për t’u ulur në pankinën bardhekaltër, por gjithashtu kishte kërkuar garanci financiare për futbollistët si dhe për të operuar në merkato. Continue reading →

1 2