kategoria superiore
JurgenVogli, një zbulim te peqinasit për mbrojtjen
Shkumbini në dy sezonet e fundit ka ndjekur një strategji të re. Në përbërje të ekipit janë afruar dhe aktivizuar një numër i madh futbollistësh të rinj vendës, të cilët kanë dalë nga ekipet zinxhir
Magani, ‘presion’ të rinjve: Duhet ta meritoni formacionin!
Në kampin peqinas vijojnë me intensitet të lartë përgatitjet, duke shfrytëzuar në maksimum këtë periudhë ndërprerjeje të kampionatit. Trajneri Gugash Magani është i vetëdijshëm se skuadra e tij duhet të konsolidohet në çdo aspekt, në mënyrë që në ndeshjen e radhës të bëjë një paraqitje krejt ndryshe, ku do të kërkohet edhe fitorja e parë.
Magani: Falënderoj Hasanbelliun, por jam trajner i Shkumbinit
“Jam trajneri i Shkumbinit dhe besoj se prezenca ime sot në stërvitje e vërteton më së miri faktin që nuk largohem për te Teuta”. Kështu e nis prononcimin e tij për “Panorama Sport” trajneri peqinas, Gugash Magani, i cili pranon se ka pasur një ofertë nga presidenti i Teutës, Hasanbelliu, për të marrë drejtimin e skuadrës durrsake.
Isaji e pranon: S’bëmë merkato
Shkumbini nuk ka mundur dot të marrë asnjë pikë në dy javët e para të kampionatit, pasi ka humbur me Teutën e Tiranën dhe loja nuk ka qenë në nivelet e duhura. “Trajneri Magani me të drejtë ka kërkuar që skuadra të kompletohej edhe me ndonjë element tjetër cilësor, pasi e shihte të domosdoshme përforcimin e disa pozicioneve, por siç dihet situata në klubin tonë nuk ka ndryshuar dhe aktualisht jemi ende pa president, çka ka bërë që edhe lëvizjet në merkato të ishin të kufizuara
Dy humbje në start, Shkumbini prek fundin
Pas javës së dytë të kampionatit, Shkumbini ka regjistruar dy humbje, duke i bërë një start mjaft zhgënjyes sezonit. Peqinasit e kanë nisur me humbje përballë nënkampionëve të Teutës në fushën e tyre, por pa praninë e sportdashësve.
Devolli, kundër së shkuarës: Kësaj Tirane i marrim pikë
Bledar Devolli rikthehet si kundërshtar ndaj Tiranës, skuadrës ku u shpall kampion tri sezone më parë. Mesfushori gjirokastrit i Shkumbinit, në një bisedë për “Panorama Sport”, shprehet se ky është momenti më i mirë për t’u marrë pikë bardhebluve në transfertë. “Sigurisht, duhet të përfitojmë nga situata që po kalon kundërshtari
Mjeshtre transfertash, Teuta nuk fal në Peqin. Daniel Xhafaj humbet penalltinë
SHKUMBINI – TEUTA 0-1 GOLAT: Nika 8′ SHKUMBINI: Kotorri, Pasha, Ramazani, Devolli, Salliu, Sulkja (Lluca 46′), Gjata (Isaji 75′), Gava, E.Magani (Duka 57′), Dervishi, Mustafaji. Trajner: G.Magani TEUTA: Rizvani, Sheta, Jakupi, Sakaj, Marku, Veliaj, Tahiri (Hoxha 67′), Nika, Hyshmeri, Mancaku (Deliallisi 57′), Xhafaj (Eminhazeri 80′)
Shkumbini në hall, Gava e Kaçuli s’janë federuar
Në prag të ndeshjes me Teutën, klubi peqinas është vënë në vështirësi për federimin e dy lojtarëve elbasanas: Orgest Gava dhe Ganiol Kaçuli.
Drejtuesit peqinas vendosin t’u besojnë të rinjve
Klubi peqinas edhe për këtë sezon futbollistik duket se do të ndjekë të njëjtën strategji që ndoqi në sezonin e fundit, që është mbështetja dhe dhënia e sa më shumë hapësirave për futbollistët e rinj vendës. Në fakt, gjatë sezonit të fundit peqinasit kanë arritur që me shumë sukses të përballojnë një kampionat të gjatë duke i shpëtuar rënies nga kategoria në fund të sezonit, çka ka bërë që drejtuesit e klubit në bashkëpunim me trajnerin Magani të vijojnë me të njëjtin projekt edhe në këtë sezon. Fakti që Shkumbini është ndër të paktat ekipe që nuk kanë një sponsor- president, e ka detyruar në njëfarë mënyre klubin që të ndjekë një strategji të re, duke u besuar më shumë futbollistëve vendës.
