laci
Laçi i rrëmben Tiranës sulmuesin Hysa
Tiranasi Vilfor Hysa do të luajë me kurbinasit që këtë javë ndaj Shkumbinit Ekipi kurbinas bën blerjen më të rëndësishme të sezonit. Ka qenë pikërisht presidenti i këtij klubi, Pashk Laska, i cili ka kryer goditjen në çastet e fundit të mbylljes së merkatos, duke gjetur akordin me sulmuesin kryeqytetas dhe Vilfor Hysa ka lanë Tiranën për të luajtur në Laç. “Hysa ka qenë në planet tona, por përderisa nuk kisha një akord me të, kisha vendosur të mos deklaroja asgjë
Martini: Duhej të kishim fituar me Laçin
Trajneri i Teutës, Edi Martini, pohon se ekipi la dy pikë “Ishte një ndeshje që mund dhe duhej fituar, pasi e kemi pasur lojën nën kontroll.” Kështu shprehet trajneri i Teutës, Edi Martini, i cili ka komentuar barazimin 0 0 me Laçin në ndeshjen e parë të kampionatit. Martini shpreh keqardhje që Teuta nuk i mori tri pikët në ndeshjen e parë, edhe pse i meritoi ato.
Laçi merr Vangjel Milen, synon fitoren në Durrës
Edhe pse në transfertë, kurbinasit kërkojnë të nisin me tri pikë Sot, në orën 20:30, do të startojë kampionati edhe për bardhezinjtë. Pas seancës së djeshme stërvitore, e zhvilluar si gjithmonë në aneksin sportiv të stadiumit, ekipi është akomoduar në ambientet e hotel “Nord Park”.
Ardian Gega: Laçi, gati për të nisur garën
Kurbinasit besojnë në një rezultat pozitiv me Teutën në Durrës Mesfushori Ardian Gega është bashkuar me ekipin kurbinas menjëherë pas përfundimit të kampionatit. Ai u aktivizua në të dy ndeshjet zyrtare europiane me Laçin, duke bërë një paraqitje të mirë.
I bashkohet edhe Vashaku, Laçi i motivuar që në start
Trajneri durrsak i Laçit, Stavri Nica, premierën do ta ketë pikërisht me ekipin e vendlindjes së tij, Teutës, një ekip që ai e ka drejtuar disa vite më parë, por do të ketë përballë disa ish-futbollistë që i stërviste sezonin e kaluar.
Martini: Laçi dhe Skënderbeu, një fillim normal
Edhe pse ende “larg”, trajneri i Teutës, Edi Martini nis të bëjë llogaritë për kampionatin Te Teuta gjithçka po zhvillohet normalisht dhe grupi kompaktësohet çdo ditë.
