Magani
Mjeshtre transfertash, Teuta nuk fal në Peqin. Daniel Xhafaj humbet penalltinë
SHKUMBINI – TEUTA 0-1 GOLAT: Nika 8′ SHKUMBINI: Kotorri, Pasha, Ramazani, Devolli, Salliu, Sulkja (Lluca 46′), Gjata (Isaji 75′), Gava, E.Magani (Duka 57′), Dervishi, Mustafaji. Trajner: G.Magani TEUTA: Rizvani, Sheta, Jakupi, Sakaj, Marku, Veliaj, Tahiri (Hoxha 67′), Nika, Hyshmeri, Mancaku (Deliallisi 57′), Xhafaj (Eminhazeri 80′)
Shkumbini në hall, Gava e Kaçuli s’janë federuar
Në prag të ndeshjes me Teutën, klubi peqinas është vënë në vështirësi për federimin e dy lojtarëve elbasanas: Orgest Gava dhe Ganiol Kaçuli.
Stojkoviç dhe Popoviç, pranë akordit me Shkumbinin
Mbrojtësi serb, Aleksandër Stojkoviç dhe mesfushori malazez, Dushan Popoviç, pritet të jenë blerjet e reja të Shkumbinit. Burime në klubin bardhekaltër tregojnë për “Panorama Sport” se trajnerin Magani e kanë bindur këta dy lojtarë dhe tashmë mbetet vetëm firma e tyre nën kontratë.
Magani, ndaj Vllaznisë konfirmon titullarët
Skuadra peqinase vijon fazën e ngjeshur përgatitore me nga dy seanca në ditë, duke u stërvitur paradite në fushën sportive të Rrogozhinës dhe pasdite në stadiumin e vet. Trajneri Magani po kërkon që, përveç dhënies së ngarkesës së duhur fizike, të injektojë te futbollistët psikologjinë e një skuadre që nuk duhet të ndihet inferiore ndaj asnjë kundërshtari, pasi vetëm kështu mund të synohet realizimi i objektivave.
Mesfusha çalon, Shkumbini pret rikthimin e Gjatës
Shkumbini duket se nuk është ende gati për të përballuar një sezon të gjatë dhe të vështirë. Kjo për shkak se ekipi nuk është kompletuar ende me futbollistët që ka kërkuar trajneri Gugash Magani në ato pozicione ku ai ka vërejtur më shumë mangësi. Është pikërisht në mesfushë që pritet të bëhen edhe afrimet e fundit në merkato, pasi për momentin ky repart duhet thënë se ka shfaqur më shumë mangësi në lojë në takimet miqësore të zhvilluara deri më tani.
Shkumbini zhgënjen në Gramsh, dëmtohet Devolli
GRAMSHI – SHKUMBINI 1-0 Goli: Marishta 18′ Gramshi: Koci, Kote, Su.Kaloshi, Marishta, Sa.Kaloshi, E.Basriu, Çekrezi, Bello, Latifi, Trashi, Lezi. (U aktivizuan: Çapja, Topalli, Rama, Goga, Jaupi, Rama)
Shkumbini, Magani do një qendërmbrojtës
Te Shkumbini vijojnë me intensitet të lartë përgatitjet nën drejtimin e treshes së trajnerëve Magani-Dervishi-Ballhysa, duke zhvilluar nga dy seanca në ditë, por në të njëjtën kohë vazhdojnë të jenë të fokusuar edhe në merkato. Deri më tani peqinasit kanë bërë tri afrime, duke marrë shërbimet e portierit Kotorri dhe mesfushorëve Kaculi e Gava, por për trajnerin Magani skuadra ka ende nevojë edhe për dy goditje të tjera për t’u quajtur e kompletuar. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga kampi peqinas, stafi teknik po kërkon që të afrojë te Shkumbini një qendërmbrojtës me eksperiencë, dhe sytë për momentin janë hedhur në merkaton vendëse
Magani ngre zërin: Dua siguri financiare!
Prej gati një jave, Shkumbini ka prekur tapetin jeshil të stadiumit të Peqinit, duke filluar zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.
Tifozët bekojnë rikthimin e Maganit në stol
Lajmi për rikthimin e trajnerit Gugash Magani në krye të skuadrës së Shkumbinit është pritur mjaft mirë nga sportdashësit peqinas, të cilët duke njohur vlerat e ish-kapitenit legjendar besojnë se skuadra do të jetë në duar të sigurta. Në rrjete të ndryshme sociale nuk kanë munguar edhe komentet e ndryshme, në të cilat konfirmojnë pozitivisht përzgjedhjen që kanë bërë drejtuesit e klubit në lidhje me Maganin.
Ajazi, Isaj, Magani, Branica, Sulkja, Vogli, dhe vëllezërit Lundraxhiu, emrat e ri te Shkumbinit
Pasditja e së hënës do të jetë starti i fazës përgatitore për ekipin e Shkumbinit për sezonin e ri 2011-2112. Shefi i klubit, Astrit Isaj shpjegon se, në nismën e kësaj faze përgatitore ka ftuar të gjithë lojtarët nën kontratë …
