mos-nxitohemi

Magani, i kënaqur nga përkushtimi

Flamurtari do të zhvillojë edhe të paktën dy takime miqësore Me gjithë barazimin e arritur në ndeshjen e parë miqësore në tokën maqedonase, trajneri i Flamurtarit ka mbetur i kënaqur nga loja e zhvilluar nga të besuarit e tij në fushën e lojës, edhe pse sipas tij, bëhet fjalë thjesht për një takim miqësor dhe normalisht ekipi do ende shumë për të arritur gjendjen që kërkon stafi teknik. Ndërkohë, konfirmohet që pas ndeshjes miqësore me ekipin maqedonas, Flamurtari të zhvillojë në ditët e ardhshme edhe të paktën dy takime të tjera, ndërsa vëmendje të veçantë do të zërë pa dyshim përgatitja e futbollistëve. Continue reading →