nga-drejtuesit
Diop bën “shkesin” për një tjetër të huaj
Fillimi i fazës përgatitore të Shkumbinit është pritur mjaft mirë në radhët e tifozerisë peqinase, e cila tashmë shpreson që edhe dilema e trajnerit të mund të zgjidhet sa më shpejt. Drejtuesit e klubit kanë arritur të bindin një pjesë të mirë të titullarëve vendës që ishin drejt largimit, të cilët ditën e hënë kanë dalë në stërvitje nën drejtimin e trajnerit Klodian Dervishi. Nga sa mësohet, ftesa u është dërguar edhe futbollistëve të tjerë si Kotorri, Shenaj e Diop
Isaji: Kotorri, Shenaj dhe Diop, në planet tona
Shkumbini ka bërë një paraqitje pozitive në kampionatin që sapo u mbyll, duke arritur të sigurojë një vend mes ekipeve elitare edhe për sezonin e ardhshëm. Ecuria e mirë e bardhekaltërve dhe stafit teknik është marrë në konsideratë nga drejtuesit e klubit, të cilët do të mblidhen në fillim të qershorit për të vendosur pikat mbi “i” për sezonin e ardhshëm. Lidhur me projektet dhe planet e merkatos që ka kryesia për të ardhmen, shefi i klubit të Shkumbinit, Astrit Isaji, i zbardh ato.
Diop: Më pëlqen Shkumbini, qëndroj edhe një vit
Tashmë që kampionati ka ulur siparin për Shkumbinin dhe gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur, teksa skuadra ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, futbollistët duket se kanë nisur pushimet. Mirëpo duhet thënë se ata janë në pritje për të kontaktuar sërish me drejtuesit e klubit, jo vetëm për të përmbyllur detyrimet financiare të këtij sezoni, por gjithashtu edhe për të folur lidhur me të ardhmen e tyre. Lojtari i vetëm i huaj që mbylli sezonin me peqinasit, Papa Diop, shprehet se në Peqin ka kaluar një sezon të mirë, duke mos e fshehur dëshirën që ka për të qëndruar sërish.
