por-gjithashtu
Roland Dervishi: Unë, sërish bomberi i Shkumbinit
Në ndeshjet miqësore që ka zhvilluar Shkumbini është vënë re që reparti i sulmit nuk ka qenë shumë produktiv. Megjithatë, sulmuesi kryesor i bardhekaltërve, Roland Dervishi, kërkon që të qetësojë tifozerinë vendëse, duke premtuar se në kampionat Shkumbini do të paraqitet krejt ndryshe. “Kemi zhvilluar një fazë përgatitore të ngjeshur, e cila na ka shërbyer shumë dhe ajo që ka më tepër rëndësi është fakti që loja e skuadrës është përmirësuar ndjeshëm.
Stojkoviç dhe Popoviç, pranë akordit me Shkumbinin
Mbrojtësi serb, Aleksandër Stojkoviç dhe mesfushori malazez, Dushan Popoviç, pritet të jenë blerjet e reja të Shkumbinit. Burime në klubin bardhekaltër tregojnë për “Panorama Sport” se trajnerin Magani e kanë bindur këta dy lojtarë dhe tashmë mbetet vetëm firma e tyre nën kontratë.
Mustafaji premton: Shënoj më shumë se vitin e kaluar
Skuadra e Shkumbinit ka mbyllur javën e tretë të përgatitjeve dhe është ende në fazën e marrjes së ngarkesës së lartë fizike, duke bërë që futbollistët të jenë ende larg formës optimale. Lojtarët nuk kanë mundur të shprehin maksimumin dhe kjo u pa qartë në miqësoren e zhvilluar përballë Gramshit, ku peqinasit arritën një barazim të thatë pa gola.
Magani merr në dorë “frenat” e Shkumbinit
Ashtu siç edhe pritej, dje trajneri peqinas, Gugash Magani, ka marrë zyrtarisht detyrën të drejtojë Shkumbinin për sezonin e ri futbollistik. Më parë tekniku i mirënjohur kishte gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për t’u ulur në pankinën bardhekaltër, por gjithashtu kishte kërkuar garanci financiare për futbollistët si dhe për të operuar në merkato.
Sulkja i jep zemër Shkumbinit: Të mbajmë ne në Superiore!
Në sezonin e shkuar në përbërje të Shkumbinit ishin një numër i madh futbollistësh të rinj, të cilët spikatën me paraqitjen e tyre. Këta futbollistë pritet të jenë përsëri baza e skuadrës për sezonin e ri, duke pasur tashmë një vit më shumë eksperiencë mbi supe.
Diop: Më pëlqen Shkumbini, qëndroj edhe një vit
Tashmë që kampionati ka ulur siparin për Shkumbinin dhe gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur, teksa skuadra ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, futbollistët duket se kanë nisur pushimet. Mirëpo duhet thënë se ata janë në pritje për të kontaktuar sërish me drejtuesit e klubit, jo vetëm për të përmbyllur detyrimet financiare të këtij sezoni, por gjithashtu edhe për të folur lidhur me të ardhmen e tyre. Lojtari i vetëm i huaj që mbylli sezonin me peqinasit, Papa Diop, shprehet se në Peqin ka kaluar një sezon të mirë, duke mos e fshehur dëshirën që ka për të qëndruar sërish.
