shkumbinin
Dy humbje në start, Shkumbini prek fundin
Pas javës së dytë të kampionatit, Shkumbini ka regjistruar dy humbje, duke i bërë një start mjaft zhgënjyes sezonit. Peqinasit e kanë nisur me humbje përballë nënkampionëve të Teutës në fushën e tyre, por pa praninë e sportdashësve.
Dushan Popoviç, në provë te Shkumbini
Mesfushori malazez, Dushan Popoviç, është afrimi më i fundit i skuadrës peqinase në këtë merkato vere. Futbollisti dje ka dalë në stërvitje me Shkumbinin dhe pritet që të qëndrojë disa ditë në provë te bardhekaltrit. Ish-futbollisti i Bylisit, i cili luan në rolin e një mesfushori të avancuar, mund të jetë një alternativë ideale për trajnerin Magani
Shkumbini për rekord, vetëm me lojtarë peqinas
Shkumbini vazhdon të mbetet pa president dhe në këto kushte duket mjaft e vështirë që të bëhet ndonjë lëvizje në merkato. Mungesa e financave është arsyeja kryesore që lojtarët të refuzojnë për të firmosur me bardhekaltrit
Sulkja i jep zemër Shkumbinit: Të mbajmë ne në Superiore!
Në sezonin e shkuar në përbërje të Shkumbinit ishin një numër i madh futbollistësh të rinj, të cilët spikatën me paraqitjen e tyre. Këta futbollistë pritet të jenë përsëri baza e skuadrës për sezonin e ri, duke pasur tashmë një vit më shumë eksperiencë mbi supe.
Shkumbini pa president, pritet eksod masiv
Situata jo fort e favorshme financiare që ka përfshirë klubin peqinas ka bërë që një pjesë e mirë e titullarëve të sezonit të shkuar, të cilëve u ka përfunduar kontrata, të jenë në dilemë për të ardhmen te Shkumbini. Peqinasit prej kohësh janë në kërkim të një donatori të fuqishëm, apo edhe të sponsorëve të ndryshëm që mund të kontribuojnë në financimin e klubit, mirëpo deri më tani gjithçka duket se ka mbetur në vendnumëro. Në këto kushte, edhe drejtuesit e klubit e kanë të vështirë të flasin lidhur me përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri, aq më tepër për merkaton, e cila për momentin duket “mollë e ndaluar” për Shkumbinin
“Besnikët” kërkojnë rikthimin e Maganit te Shkumbini
Lajmi i largimit të trajnerit Gugash Magani nga pankina e Besës ka shtuar optimizmin te Shkumbini. Grupimi i tifozëve “Besnikët” kanë reaguar menjëherë, ndërsa kanë kërkuar që në pankinën peqinase të ulet pikërisht Magani.
Shkumbini, gati t’i ofrojë rinovimin senegalezit Diop
Futbollisti me origjinë afrikane, Papa Diop, i cili ishte pjesë e Shkumbinit sezonin e fundit, ka lënë përshtypje mjaft të mira me paraqitjen e tij, duke bërë që ai të jetë në planet e drejtuesve edhe për sezonin e ri. Vetë futbollisti në përfundim të kampionatit është shprehur se në Peqin ka gjetur një ambient të ngrohtë dhe se dëshira e tij ishte që të vazhdonte, por ai ka kërkuar garanci financiare. Në një bisedë me drejtuesit e klubit bardhekaltër, mësojmë se ata kanë dëshirë që ky lojtar të vazhdojë aventurën me peqinasit.
Synimi i peqinasve, të ruajnë grupin aktual
Megjithëse ka mbaruar kampionati dhe Shkumbini ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, në mjediset e ndryshme futbolldashëse ka ende tema që diskutohen rreth skuadrës që do të formohet për sezonin e ri. Kështu, shumë specialistë që e kanë ndjekur nga afër skuadrën gjatë këtij sezoni, flasin me superlativa për paraqitjen e futbollistëve të rinj dhe shpresojnë që grupi aktual të ruhet edhe për kampionatin e ardhshëm. Ish-futbollisti i skuadrës peqinase, Ahmed Kadiu, shprehet: “Në radhë të parë më duhet të them fjalët më të mira për paraqitjen e shkëlqyer që kanë bërë futbollistët e rinj, por edhe në total.
Diop: Më pëlqen Shkumbini, qëndroj edhe një vit
Tashmë që kampionati ka ulur siparin për Shkumbinin dhe gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur, teksa skuadra ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, futbollistët duket se kanë nisur pushimet. Mirëpo duhet thënë se ata janë në pritje për të kontaktuar sërish me drejtuesit e klubit, jo vetëm për të përmbyllur detyrimet financiare të këtij sezoni, por gjithashtu edhe për të folur lidhur me të ardhmen e tyre. Lojtari i vetëm i huaj që mbylli sezonin me peqinasit, Papa Diop, shprehet se në Peqin ka kaluar një sezon të mirë, duke mos e fshehur dëshirën që ka për të qëndruar sërish.
