shkumbinit

Magani, ‘presion’ të rinjve: Duhet ta meritoni formacionin!

Në kampin peqinas vijojnë me intensitet të lartë përgatitjet, duke shfrytëzuar në maksimum këtë periudhë ndërprerjeje të kampionatit. Trajneri Gugash Magani është i vetëdijshëm se skuadra e tij duhet të konsolidohet në çdo aspekt, në mënyrë që në ndeshjen e radhës të bëjë një paraqitje krejt ndryshe, ku do të kërkohet edhe fitorja e parë. Continue reading →

Mustafaji: Shkumbini do tentojë surprizën në Tiranë

Erjon Mustafaji beson te kthesa dhe surpriza në kryeqytet. Continue reading →

Shkumbini, Magani kërkon dy blerje urgjente

Humbja e pësuar me Teutën në shtëpi ka sjellë reagimin e menjëhershëm të trajnerit Gugash Magani. Continue reading →

Shkumbini, vjen në provë serbi Stojkoviç

Klubi peqinas vijon të jetë aktiv në merkato dhe këtë javë me shumë gjasa drejtuesit e klubit, duke marrë parasysh edhe kërkesat e Maganit, do të bëjnë edhe lëvizjet e fundit. Humbjet e njëpasnjëshme në takimet miqësore e kanë bindur trajnerin se i duhen me doemos disa blerje cilësoreContinue reading →

Kotorri dhe Ajazi: Me ne, porta peqinase e sigurt

Elvis Kotorri kur luante me Dinamon Trajneri i portierëve të Shkumbinit, Arianit Ballhysa, shprehet i kënaqur nga puna e deritanishme dhe beson se me Kotorrin dhe Ajazin e ka të sigurt katërkëndorin. “Që prej më se një jave nën urdhrat e skuadrës është vënë portieri Kotorri, i cili sigurisht që njihet mjaft mirë për vlerat që kaContinue reading →

Shkumbini zhgënjen, Magani kritikon ashpër lojtarët

Shkumbini – Gramshi 0-0 Shkumbini: Kotorri, Pashja, Ramazani, Lundraxhiu, Kaçuli, Kafazi (E.Magani 17′), Gava, Isaji, Sulkja, Mustafaji, Dervishi. Continue reading →

Nga Elbasani në Peqin, Gava: Jam si në shtëpi

I konsideruar si një prurje e rëndësishme e merkatos së Shkumbinit gjatë kësaj periudhe, mesfushori elbasanas Orgest Gava pritet të ketë një rol të rëndësishëm në mesfushën e skuadrës peqinase. Continue reading →

Magani: Shkumbinit i duhen dy blerje

Trajneri Gugash Magani ka marrë ditën e hënë drejtimin e Shkumbinit për sezonin e ri, duke u rikthyer në vendlindje pas eksperiencave pozitive në pankinën e Flamurtarit dhe Besës. Continue reading →

Shkumbini bën “pazar” në Elbasan, do tre lojtarë

Skuadra e Shkumbinit më në fund ka lëvizur në merkato duke u përforcuar me tri blerje të rëndësishme, pasi ka arritur që të sigurojë shërbimet e portierit Elvis Kotorri dhe mesfushorëve Kaçuli e Orgest Gava. Continue reading →

Xhyra sfidon problemet: I kemi kaluar edhe më parë

Lojtarët vendës që i janë përgjigjur ftesës së klubit të Shkumbinit janë optimistë në lidhje me kapërcimin e kësaj situate ende të paqartë financiare, duke i bërë kështu analogji me sezonet e shkuara. Një prej tyre është edhe mbrojtësi bardhekaltër Klemend Xhyra, i cili beson se klubi peqinas do ta zgjidhë çështjen e gjetjes së një donatori përpara fillimit të sezonit të ri: “Prej disa ditësh kemi dalë në stërvitje pasi jemi njoftuar nga drejtuesit e klubit për nisjen e fazës përgatitore për sezonin e ri. Deri më tani më tepër jemi përqendruar në vrapime dhe ushtrime fizike, ndërsa mendoj se gjithçka po shkon mjaft mirë dhe ngarkesa e stërvitjes sa vjen dhe bëhet më e lartë, pasi trajneri kërkon që ne të arrijmë formën optimale përpara nisjes se sezonit të ri”Continue reading →

1 2