superliga

Tirana nuk ngroh askënd, trajneri Starova me sytë nga “dera”…

Largimi i papritur i Julian Ahmatajt e ka bërë me dhimbje koke “Bobin” para startit të kampionatit Largimi i papritur i mesfushorit të majtë Julian Ahmataj drejt Flamurtarit, duket se ka shokuar jo vetëm trajnerin e Tiranës, Sulejman Starova, por edhe lojtarët dhe sportdashësit bardheblu. Pas largimit të Abrahamit, krahu i majtë tashmë është një problem për bardheblutë. Vetë trajneri i bardhebluve, Sulejman Starova, gjatë bisedës që patëm dje më të për “Sportin shqiptar”, pohoi: “Largimi i Julian Ahmatajt natyrisht që na hap probleme, pasi dihej kontributi që ai ka dhënë për Tiranën gjatë sezonit të kaluar. Continue reading →

Shkumbini, sot testi i radhës me Bylisin

Peqinasit do të luajnë miqësoren e fundit në Strugë dhe nesër do të kthehen në Shqipëri Ekipi Shkumbinit do të luajë sot një tjetër takim miqësor në stadiumin e Strugës. Përballë do të jetë Bylisi, i rikthyer në superligë. Continue reading →

Elbasani merr Emiljano Çelën

Verdheblutë shtojnë radhët. Presidenti Laze konfirmon ardhjen e mbrojtësit të krahut Elbasani ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, duke siguruar shërbimet e mbrojtësit Emiljano ÇelaContinue reading →

KE vendos: Superliga, 14 ekipe në sezonin 2011-2012

Komiteti ekzektutv ka kryer dje një mbledhje maratonë ku vendos struktura e sezonit 2011-2012 Komiteti ekzekutiv i FSHF-së ka zhvilluar dje mbledhjen e radhës, ku primare ishte shqyrtimi i propozimit të komisionit të klubeve të kategorisë superiore për një pjesëmarrje më të gjerë në sezonin 2011-2012, ku në përfundim është arritur që ajo të përbëhet nga 14 skuadra. Mbledhja ka nisur pasdite dhe ka zgjatur më shumë se tri orë, ku ka pasur edhe debate mes palëve për çështjet që janë diskutuar, kryesisht për rregulloren e edicionit të riContinue reading →

Plori: Edhe një sulmues dhe jemi pretendentë!

Krahu i djathtë i trajnerit Radonjiç, shkodrani Elvis Plori, shprehet optimist për Vllazninë e këtij edicioni Të martën në darkë, ekipi shkodran ka mbërritur në qytetin e tij. Pas 15 ditësh stërvitje në Zllatibor, aty ku gjithçka ka shkuar mirë sa u takon përgatitjeve dhe bërjes gati për sezonin e riContinue reading →

Flamurtari tenton sërish për Ervin Bulkun

Vlonjatët po përpiqen me të gjitha mundësitë për të marrë mesfushorin tiranas Flamurtari po shkon gjithnjë e më shumë drejt riformatimit të skuadrës për sezonin e ri futbollistik. Continue reading →

Tirana lë Pukën, sot kthehet në shtëpi

Pas një jave përgatitjesh intensive, skuadra e Sulejman Starovës në mbrëmje do të kthehet në kryeqytet Ditëve të përgatitores së bardhebluve në qytetin e Pukës u erdhi fundi dhe sot “djemtë” e trajnerit Sulejman Starova do të rikthehen në kryeqytet. Pas një jave të ngarkuar stërvitore, të gërshetuar me përgatitje fizike, por edhe tekniko-taktike, sot pas mesditës Tirana do të lërë kampingun e Pukës, aty ku u stërvit për një javë me dy seanca stërvitore në ditë. Fillimisht kur do të niste faza nga një pjesë e madhe e lojtarëve bardheblu, por edhe nga stafi, ideja “Puka” nuk u pëlqye, por duket se të gjithë tashmë po largohen me kokën prapa, me përshtypjet më të mira për qytetin e vogël verior, jo vetëm për kushtet e stërvitjes, por edhe për akomodimin dhe cilësinë e ushqimit. Continue reading →

Josa: Shkumbini të përqendrohet edhe në miqësore

Të shtunën Shkumbini u ndesh me Flamurtarin në Ohër të Maqedonisë, ku të dy këto ekipe vijojnë fazën përgatitore. Gjithçka u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që për peqinasit e trajnerit Josa ka qenë miqësorja e parë me një ekip të nivelit të vetë. Më parë janë arritur tri fitore radhazi me rezultate të thella, deri tenistike, por me kundërshtarë inferiorë, ekipe të kategorisë së dytë maqedonase. Continue reading →

Blanko: Konkurrenca rrit cilësinë te Dinamo

Sipas trajnerit dinamovit Luiz Blanko, Dinamos i nevojiten afrime e reja për të progresuar mes grupit Dinamo, krahas merkatos së vazhdueshme verore, tashmë do të udhëtojë drejt Sllovenisë për të kryer fazën përgatitore numër 2, pasi një të tillë blutë e kanë zhvilluar përpara performancës në Ligës e Kampionëve. Numri një i pankinës dinamovite Luis Blanko, tashmë është konfirmuar në krye të Dinamos edhe për sezonin 2010 2011. I intervistuar nga mediat e pranishme përpara nisjes drejt Sllovenisë, ai ka komentuar lakimet e fundit të merkatos së Dinamos, duke e konsideruar pozitive konkurrencën në skuadër. Continue reading →

Plaku, “lamtumirë” Tiranës për Flamurtarin

Sulmuesi Sebino Plaku është larguar dhe do t’u bashkohet vlonjatëve për sezonin e ri futbollistik Ka zgjatur vetëm 6 muaj “aventura” e sulmuesit Sebino Plaku te skuadra e Tiranës, pasi ai duket se ka zgjedhur ekipin vlonjat të Flamurtarit për të vazhduar karrierën. Plaku dy ditët e fundit ka pasur një takim me presidentin e Tiranës, Refik Halili, dhe shefin e klubit, Rauf Dimraj, por që me sa duket mes palëve nuk është arritur akordi që bashkëpunimi të vazhdonte edhe për sezonin e ardhshëmContinue reading →

1 2 3 4 5