vllaznia
Magani, ndaj Vllaznisë konfirmon titullarët
Skuadra peqinase vijon fazën e ngjeshur përgatitore me nga dy seanca në ditë, duke u stërvitur paradite në fushën sportive të Rrogozhinës dhe pasdite në stadiumin e vet. Trajneri Magani po kërkon që, përveç dhënies së ngarkesës së duhur fizike, të injektojë te futbollistët psikologjinë e një skuadre që nuk duhet të ndihet inferiore ndaj asnjë kundërshtari, pasi vetëm kështu mund të synohet realizimi i objektivave.
Tirana, kthesa nis në miqësoren me Vllazninë
Në miqësoren e luksit të luajtur dje në “Selman Stërmasi” bardheblutë kanë fituar 2 0 ndaj kuqebluve Tirana – Vllaznia 2-0 Shënues: Pejiç 13′, Tushe 88′ Tirana: Lika, Sina, Silagails, Osmani, Dushku, Gvozdenoviç, Babaj, Karabeci, Zizoviç, Plaku, Pejiç. Trajner: S.Starova. (U aktivizuan: Shinik, Taku, Abazaj, Tushe, Hajdari, Metani, Hallaçi, Malindi).
Sulmi, pika më e fortë e skuadrës shkodrane
Nisur nga emrat që ka në përbërje Vllaznia, sulmi është ai që të tremb më shumë nga të tjerat Konstatimi në fjalë nuk është se vjen ngaqë skuadra ka shënuar tre gola në ndeshjen e parë.
Bekim Bala: Vllazni, beso deri në fund te të rinjtë!
Në sezonin e kaluar nuk e nisi si titullar te Vllaznia, ashtu siç po i ndodh edhe aktualisht me turqit e Gençlerbirligisë.
Fushaj: Vllaznia është kompletuar, gati për kampionatin
Ka pasur si qëllim të marrë edhe një sulmues tjetër për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Radonjiç dhe kësaj ia ka arritur. Serbi Marko Jovanoviç është pëlqyer nga vetë njeriu që do të drejtojë kuqeblutë këtë sezon dhe ka firmosur kontratën e afruar.
Bekim Bala: Vllazni, beso te të rinjtë!
Sulmuesi shkodran nga Turqia deklaron se të rinjtë mund t’i bëjnë shumë ekipit kuqeblu Në sezonin e kaluar nuk e nisi si titullar te Vllaznia, ashtu siç po i ndodh edhe aktualisht me turqit e Gençlerbirligisë. Megjithatë, nuk mërzitet
Jumiç: Do të shënoj dy gola me Bylisin
Zv/trajneri Plori do ta çojë në Kishën e Laçit sulmuesin kroat për t’i hequr tersin Ka ardhur para dy javësh te Vllaznia dhe është konsideruar një nga blerjet më të rëndësishme të saj. Luan në repartin e sulmit dhe prej tij natyrisht që priten shumë gola
Radonjiç-shkodranëve: Prisni, Vllazninë e vërtetë nuk e keni parë ende!
Trajneri malazez Mojash Radonjiç tregon pjesërisht “filozofinë” e tij për kuqeblutë Shumëkush ka filluar ta konsiderojë Vllazninë e sezonit të ri si “bastin e tij”. Mojash Radonjiç, që erdhi në fillim të korrikut në krye të kësaj skuadre, ka vendosur të bëjë revolucion. Mbase janë edhe eksperimentime, por aktivizimi i lojtarëve të rinj në miqësoret e zhvilluara deri më tani, lë vend për hamendësime
Fushaj: Nuk shqetësohem nga humbjet e Vllaznisë
Presidenti shkodran Valter Fushaj, ka prekur “dorë” përgatitjet e ekipit në Zllatibor të Serbisë Në 5 ndeshjet miqësore të luajtura në Serbi, ekipi i Vllaznisë ka humbur 4 prej tyre dhe ka barazuar vetëm një.
Lika: Vendos pas ndeshjes së kombëtares
Mesfushori shkodran Gilman Lika, pas alternativës jashtë, i dyzuar të zgjedhë midis Vllaznisë dhe Tiranës Ditët e fundit janë shtuar gjithnjë e më tepër zërat për një rikthim të mundshëm të futbollistit të kombëtares Gilman Lika te skuadra e Vllaznisë. Fakti që ai është futbollist i lirë e bën më të mundur këtë. Megjithatë, vetë lojtari, duke folur dje për “Sporti shqiptar” ka shpjeguar situatën në të cilën ndodhet
