Të rinjtë marrin në dorë fatin e Shkumbinit

Të rinjtë marrin në dorë fatin e Shkumbinit

Të rinjtë marrin në dorë fatin e Shkumbinit

No Comments on Të rinjtë marrin në dorë fatin e Shkumbinit

Në fazën e parë, Shkumbini ka arritur të grumbullojë plot 18 pikë duke zënë një vend komod në mesin e tabelës së klasifikimit. Mirëpo, në Peqin të gjithë janë të bindur se bardhekaltrit, përveç pikëve në klasifikim, kanë fituar edhe elementin e ri vendës, i cili pritet të jetë baza e skuadrës për sezonet e ardhshme. Një prej futbollistëve të rinj, që kanë dalë nga ekipet zinxhir të Shkumbinit, është edhe mbrojtësi Emiljano Lundraxhiu. Ky i fundit është aktivizuar si titullar nga trajneri Mile në disa prej sfidave të luajtura në fazën e parë, por kjo nuk do të thotë se e ka të sigurt vendin në formacion. Vetë lojtari e pranon se do të luftojë fort në stërvitje për të fituar besimin e teknikut edhe në fazën e dytë. “Faza e parë ka qenë tepër e veçantë për mua, pasi për herë të parë jam aktivizuar me skuadrën time ku kam dalë e jam formuar si futbollist. Natyrisht që emocionet kanë qenë shumë të mëdha, pasi në Superiore të gjitha skuadrat janë të forta dhe ndihet presioni i kundërshtarëve. Unë gjithmonë jam përpjekur të zbatoj udhëzimet e stafit drejtues aq herë sa jam aktivizuar, dhe sigurisht që kam akoma shumë gjëra për të mësuar. Tashmë e kam të qartë që në fushën e lojës përgjegjësitë janë shumë të mëdha, pasi një gabim i vogël mund t’i kushtojë të gjithë skuadrës, ndaj dhe duhet të jesh i kujdesshëm. Për mua, Shkumbini është gjithçka. Kësisoj, do të luftoj fort për të dhënë kontributin tim me këtë fanellë”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top