Ndonëse ka humbur në transfertën ndaj Skëndërbeut, në mbyllje të fazës së pare, duket se atmosfera në Peqin është mjaft e mire per ndeshjen e rradhes. Faza e tretë do të nisë të shtunën me një ndeshje në shtëpi për Shkumbinin kundër ekipit të Vllaznisë. Peqinasit, kanë ndjekur intensivisht përgatitjet e tyre gjatë javës nën drejtimin e trajnerit Daiu, i cili rikthehet këtë javë të drejtojë në pankinë pas nje pezullimi njejavor nga Disiplina. Pas dy fitoreve shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj ekipeve të kryeqytetit, peqinasit dëshirojnë që ta vazhdojnë këtë ecuri edhe ndaj Vllaznisë, të cilën e kanë mundur edhe në takimin e parë për 2010. Në këtë ndeshje duket që një peshë të madhe në sulm do të ketë edhe sulmuesi Bakiu. Lojtari ka shënuar një dopietë ndaj Dinamos për Kupë dhe po ashtu po kalon një moment shumë të mirë në ecurinë e tij në kampionat. Për lojtarin ka rëndësi fitorja e ekipit, por ai premton te shenoje gol serish edhe ne kete takim.
Kundershtari – “Skuadra e Vllaznisë ka treguar ne javet e fundit rritje ne loje dhe ne rezultate dhe po te shohesh perberjen e ketij ekipi, ka disa futbolliste nga me te miret ne Shqiperi. Ne i njohim mirë dhe padyshim që i respektojmë ata, por mbi të gjitha për ne mbeten kundërshtarë sikurse edhe ekipet e tjera. Kështu që edhe këtë takim do ta vlerësojmë sikurse çdo përballje tjetër dhe do të kërkojmë që të arrijmë vetëm fitore. Ndoshta shkodranët sërish do të tentojnë të marrin diçka në Peqin, por edhe ne sërish jemi të mobilizuar për të arritur nje tjeter fitore e per te mos leshuar”, eshte shprehur Bakiu.
Objektivat – “Drejtuesit e skuadres dhe ne si lojtar e kemi te qarte objektivin per kete sezon. Kemi synimin që në kampionat të arrijmë vendin e katërt dhe për këtë do të punojmë deri në fund per ta realizuar. Përveç kësaj një tjetër synim është Kupa e Shqipërisë. Ne takimin e pare çerekfinal me Dinamon, kemi arritur te fitojme dhe na duhet te mbrojme ate qe kemi ndertuar. Per tu rikthyer te ndeshja me Vllaznise, premtoj qe do te shenoj serish dhe shpresoj qe te marrim nje tjeter tre pikesh”, ka perfunduar deklaraten e tij, sulmuesi Bakiu. Sportekspres