Te Shkumbini kërkohen lojtarë të lirë

Te Shkumbini kërkohen lojtarë të lirë

No Comments on Te Shkumbini kërkohen lojtarë të lirë

Shkumbini e mbylli fazën e parë duke u renditur në vendin e 11-të në klasifikim, një pozicion i cili e dërgon skuadrën direkt në Kategorinë e Parë duke ditur që këtë sezon do të zbresin direkt katër ekipe. Në këto kushte, drejtuesit e klubit janë duke marrë masat për të përforcuar skuadrën në mënyrë që në fazën e dytë Shkumbini të bëjë një paraqitje më të mirë. Prej disa ditësh, drejtuesit peqinas janë aktivizuar në merkato dhe janë duke studiuar me kujdes të gjitha alternativat e mundshme që ofron jo vetëm kampionati, por edhe kampionatet fqinje. Për momentin konfirmohet se vijojnë bisedimet me një sulmues nga Kosova, i cili në fazën e parë është aktivizuar në radhët e skuadrës kryeqytetase të Prishtinës. Me shumë gjasa kjo pritet që të jetë edhe goditja e parë në merkato. Por gjithashtu, sipas burimeve që vijnë nga klubi, mësohet se peqinasit kanë vënë nën vëzhgim edhe disa elementë cilësorë nga skuadrat e Superiores, por fillimisht ata duan që lojtarët të jenë të lirë. Synimi i drejtuesve peqinas është që më parë këta futbollistë të mund të zgjidhin kontratat e tyre me skuadrat që janë aktivizuar.
Fatmir Ahmeti

About the author:

Leave a comment

Back to Top