“Teuta është e para, por jo e pathyeshme”

“Teuta është e para, por jo e pathyeshme”

“Teuta është e para, por jo e pathyeshme”

No Comments on “Teuta është e para, por jo e pathyeshme”

Portieri Kotorri mendon se skuadra e Shkumbinit mund t’i shkaktojë humbjen e dytë Teutës në kampionatin shqiptar. “Ata vërtetë kryesojnë me meritë kampionatin, por nuk janë të pathyeshëm”

 

-Cila është ecuria e ekipit deri në këto momente që flasim?

– Ekipi po kalon një moment të mirë dhe gjej rastin të përgëzoj të gjithë shokët e ekipit. Kemi bërë disa ndeshje shumë të mira dhe mund të them se në disa sfida kemi lënë pikë, pasi kemi patur shanset për të marrë edhe më shumë. Megjithatë mendoj se kemi një impenjim maksimal, të cilin shpresojmë që do ta kemi edhe në ndeshjet në vazhdim.

– Përballë do të keni ekipin e Teutës. Cili është mendimi juaj?

– Ekipi i Teutës është i vështirë dhe padyshim që e meriton të kryesojë Superligën. Kjo na bën që të kemi respekt për ekipin e Teutës. Mirëpo, megjithëse ekipi kundërshtar po kalon një moment të mirë, edhe ne po ashtu jemi në një moment pozitiv. Ne e kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe këtë duam ta shprehim edhe në fushën e lojës. Kemi një ndeshje të vështirë pasi kundërshtari është shumë i fortë. Nuk ka vend aspak për ta menduar si ndeshje të lehtë pasi jo më kot, kundërshtari ka arritur deri në krye. Por nga ana tjetër mendoj se nuk duhet të mbivlerësojmë situatën pasi është një sfidë, të cilën do ta luajmë në “shtëpi”.

– Cili do të jetë rezultati i këtij takimi?

– Padyshim që nuk mund të përcaktosh një ndeshje, e cila i ka të tre rezultatet brenda. Unë mendoj se ekipi ynë, paçka se ka një përballje të vështirë, mund ta fitojë këtë sfidë. Ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e ekipit, mendoj se po kaloj një formë të mirë sportive. Kjo më bën të mendoj që të jap maksimumin për të mos pësuar gol në këtë sfidë, duke shpresuar të ndihmoj ekipin drejt një rezultati pozitiv.

– A mendoni se e keni grupin e lojtarëve për të arritur një rezultat pozitiv?

– Më duhet që të them se në mediat e shkruara nuk duhet përmendur më që ekipi ynë ka djem të rinj. Vertetë janë të rinj në moshën e tyre por tashmë mbajnë peshë në ekip. Kjo na bën që të mendojmë që edhe këta të jenë pjesë tërësisht e integruar në ekipin tonë ndaj janë pjesë e tërësishme e ekipit. Ndaj jemi të bindur që bashkëpunimi ynë me këta të rinj na bën që ekipi të japë maksimumin dhe të arrihet fitorja në ndeshjen e radhës, të cilën e zhvillojmë në fushën tonë dhe do të kërkojmë ta shfrytëzojmë maksimalisht.

About the author:

Leave a comment

Back to Top