Tifozët bekojnë rikthimin e Maganit në stol

Tifozët bekojnë rikthimin e Maganit në stol

No Comments on Tifozët bekojnë rikthimin e Maganit në stol

Lajmi për rikthimin e trajnerit Gugash Magani në krye të skuadrës së Shkumbinit është pritur mjaft mirë nga sportdashësit peqinas, të cilët duke njohur vlerat e ish-kapitenit legjendar besojnë se skuadra do të jetë në duar të sigurta. Në rrjete të ndryshme sociale nuk kanë munguar edhe komentet e ndryshme, në të cilat konfirmojnë pozitivisht përzgjedhjen që kanë bërë drejtuesit e klubit në lidhje me Maganin. Në fakt, në sezonet e fundit tekniku peqinas ka qenë mjaft i suksesshëm me ekipet që ai ka drejtuar qoftë me skuadrën e Flamurtarit apo dhe Besën e Kavajës. Kjo ka bërë që tekniku Magani të jetë një emër i kërkuar edhe nga skuadra të tjera të Superiores, ndaj dhe drejtuesit e klubit peqinas kanë nxituar ta bindin atë për ta ulur në stolin e Shkumbinit. Ndërkaq, nga sa mësohet, pritet që Magani të startojë punën ditën e hënë për të krijuar një ide më të qartë rreth organikës që ka në dispozicion por, gjithashtu, edhe për të vendosur piketat në lidhje me afrimet e merkatos. Pa dyshim që në bisedimet midis drejtuesve të klubit dhe Maganit, ky i fundit ka kërkuar edhe siguri në aspektin financiar, në mënyrë që të punojë sa më i qetë me futbollistët që do të ketë në dispozicion. Mbetet për t’u parë se me çfarë objektivash do ta nisë sezonin e ri Shkumbini, ku edicionin e kaluar luftoi për të mos rënë nga kategoria.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top