Tifozët e Shkumbinit: Gjyqtari mohoi një pikë

Tifozët e Shkumbinit: Gjyqtari mohoi një pikë

Tifozët e Shkumbinit: Gjyqtari mohoi një pikë

No Comments on Tifozët e Shkumbinit: Gjyqtari mohoi një pikë

Tifozët e Shkumbinit janë të bindur se gjyqtari Çeka nuk e ka lejuar skuadrën e tij që të marrë të paktën një pikë në ndeshjen kundër Kamzës: “Na vjen vërtet keq që takimi ndaj Kamzës, rezultati i takimit nuk është përcaktuar nga këmbët e lojtarëve vendas por nga gjykimi i kryesorit Çeka. Tifozët janë të hapur të mirëkuptojnë dhe mbështesin ekipin e tyre në çdo rezultat që mund të shënojnë në fushën e lojës nga përballja e drejtpërdrejtë dhe e pastër. Por tifozët e Shkumbinit nuk mund të pajtohet dhe të pranojnë rezultate që vendosen nga gjyqtarë cinikë dhe që veprojnë qëllimshm në fushën e lojës kundër ekipit. Shkumbini ka bërë një paraqitje vërtet dinjitoze në këtë transfertë duke zhvilluar një takim thuajse si në Peqin. Djemtë jo vetëm që meritonin të mos dilnin të humbur nga ky takim, por mund të kishin marrë 3 pikë të plota”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top