Tifozët kundër vendimit: Etika nuk veproi drejt

Tifozët kundër vendimit: Etika nuk veproi drejt

No Comments on Tifozët kundër vendimit: Etika nuk veproi drejt

Duke marrë shkas nga vendimi i Komisionit të Etikës, i cili pezulloi dhënien e trofeut të “Këpucës së Artë” për sulmuesin bardhekaltër, Roland Dervishi, dje ka ardhur edhe reagimi i tifo-grupit “Besnikët”. “Ne si tifozë të Shkumbinit kemi mbetur mjaft të kënaqur nga përmbushja e objektivit të ekipit tonë të zemrës, që ishte qëndrimi në Superiore. Me të drejtë në fund të kampionatit jemi gëzuar shumë edhe sepse sulmuesi kryesor, Roland Dervishi, ka fituar dhe merituar titullin e golashënuesit të Superiores. Ndërsa tashmë mësojmë se Komisioni i Etikës ka pezulluar dhënien e trofeut të “Këpucës së Artë”, i cili mendojmë se është një vendim mjaft absurd. Ne i njohim mjaft mirë vlerat e sulmuesit tonë Dervishi dhe vështirësitë që ka pasur ai gjatë gjithë kampionatit për shkak të një dëmtimi. Gjithashtu ai ka deklaruar se me golat e shënuar ishte drejt realizimit të një ëndrre, e cila po kthehet në makth nga disa njerëz që gjykojnë vetëm nëpërmjet relacioneve apo përshtypjeve. Ne jemi të bindur se ky vendim do të rishqyrtohet dhe e drejta e sulmuesit Dervishi për ta fituar trofeun duhet të vendoset në vend. Pasi nëse hiqet ky trofe, atëherë Komisioni i Etikës më mirë të heqë edhe trofeun e skuadrës kampione”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top