Wednesday, February 8th, 2012

Tirana nuk ngroh askënd, trajneri Starova me sytë nga “dera”…

Published on August 13, 2010 by   ·   No Comments

Largimi i papritur i Julian Ahmatajt e ka bërë me dhimbje koke “Bobin” para startit të kampionatit

Largimi i papritur i mesfushorit të majtë Julian Ahmataj drejt Flamurtarit, duket se ka shokuar jo vetëm trajnerin e Tiranës, Sulejman Starova, por edhe lojtarët dhe sportdashësit bardheblu. Pas largimit të Abrahamit, krahu i majtë tashmë është një problem për bardheblutë. Vetë trajneri i bardhebluve, Sulejman Starova, gjatë bisedës që patëm dje më të për “Sportin shqiptar”, pohoi: “Largimi i Julian Ahmatajt natyrisht që na hap probleme, pasi dihej kontributi që ai ka dhënë për Tiranën gjatë sezonit të kaluar. Ai është një lojtar me eksperiencë, që do të na bënte shumë punë edhe për sezonin e ri që po troket. Ahmataj ishte llogaritur si pjesë e formacionit në skuadër dhe largimi i tij na krijon jo pak probleme në krahun e majtë, pasi nga ana teknike është lojtar që luan si mesfushor, por edhe në mbrojtje. Krahas largimeve të shumta pas kampionatit, ikja e Ahmatajt e komplikon pak më tepër situatën. Por Ahmatajt i erdhi një ofertë shumë e mirë dhe, duke qenë se është në kulmin e karrierës, ne nuk mund ta pengonim. Megjithatë, unë jam në pritje të përforcimeve që do të bëjë presidenti Refik Halili së bashku me klubin. Po presim afrimin e Gilman Likës, me të cilin, me sa di unë, drejtuesit janë në bisedime, por edhe Bulkun. Gjithashtu, mund të rikthehet edhe sulmuesi Sebino Plaku. Në qoftë se vijnë këta tre lojtarë, atëherë situata do të jetë akoma më e mirë, në qoftë se nuk vijnë, do të mundohemi që rreth këtij grupi të ndërtojmë një skuadër dinjitoze,”- u shpreh “Bobi”.

Letonezi Silagails, përfundimisht bardheblu
Duket se besimin e trajnerit Starova e ka fituar edhe mbrojtësi letonez, Artur Silagails, për të cilin trajneri i kryeqytetasve është shprehur me nota pozitive. Dje, “Bobi” ka thënë se Silagails është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Tiranës: “Mbrojtësi Silagails, siç e kam thënë edhe më parë qëkur këto dy javë që ka qenë pjesë e skuadrës sonë, ka treguar nivel të njëjtë me lojtarët e tjerë të repartit të mbrojtjes. Në miqësoret që kemi zhvilluar me Tërbunin dhe Besëlidhjen ai ka luajtur si titullar, duke ma mbushur mendjen se vlen si lojtar për ekipin tonë. Mendoj se gjatë kampionatit ai do të përshtatet akoma më tepër dhe do të jetë një forcë e madhe në repartin e mbrojtjes,” – e përfundoi prononcimin e tij për “Sportin shqiptar” trajneri i skuadrës së Tiranës, Sulejman Starova.

Dimraj: Plakun e presim të vijë sot
Pavarësisht se sulmuesi Sebino Plaku aktualisht po stërvitet në radhët e ekipit të Flamurtarit, drejtuesit e klubit bardheblu shpresojnë që ai shumë shpejt të vihet sërish nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova. Këtë e konfirmon edhe shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj. “Plakun e presim që të rikthehet sot në stërvitje me skuadrën tonë. Kam folur edhe me presidentin Halili dhe e kam diskutuar disa herë këtë çështje dhe ai është i preokupuar që ta rikthejë Plakun. Madje presidenti Halili më tha se do t’i paguante pagat e prapambetura dje dhe Plaku do të rikthehej sërish këtu. Edhe me Sebinon kam pasur kontakte gjatë këtyre ditëve dhe ai ka thënë se, në qoftë se dëmshpërblehet, atëherë do të rikthehet sërish te Tirana. Shefi Dimraj foli edhe për përforcimet që mund të vijnë te bardheblutë. “Krahas rikthimit të Plakut, jemi në bisedime me Likën dhe Bulkun. Por kemi hyrë në tratativa edhe për afrimin e një lojtari shumë të mirë, emrin e të cilit nuk mund ta përmend, sepse jemi në periudhë merkatoje dhe i prishim punë vetes,”- theksoi dje shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj.

Andi Lila bashkohet me skuadrën
Mbrojtësi i bardhebluve Andi Lila, i cili ka qenë nën urdhrat e trajnerit të përfaqësueses Jospi Kuzhe dhe është aktivizuar në miqësoren me Uzbekistanin, dje është vënë nën urdhrat e Starovës. Lila po gëzon një formë të mirë dhe kjo do ta ndihmojë së tepërmi Tiranën në kampionat, aq më tepër që krahas detyrës së mbrojtësit ai po luan shumë mirë edhe si shkatërrues.

Pas Laçit, “operacion fshesa”
Duket se pas miqësores së zhvilluar të mërkurën me ekipin e Laçit, që u fitua me rezultatin 2-1 nga bardheblutë, pritet që disa lojtarë të largohen andej nga kanë ardhur. Konkretisht bëhet fjalë për disa lojtarë të rinj, të cilët nuk ia kanë mbushur mendjen stafit të ekipit të Tiranës. Këtë e konfirmojnë burime pranë pankinës bardheblu.

/sportishqiptar/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • shorti champions league 2011
  • ndeshje live
  • karriera e sulejman staroves

Tags: , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics