Vëllezërit Magani, bëmë baba të të ngjaj

Vëllezërit Magani, bëmë baba të të ngjaj

Vëllezërit Magani, bëmë baba të të ngjaj

No Comments on Vëllezërit Magani, bëmë baba të të ngjaj

Endri dhe Arturi po ndjekin gjurmët e madhit Gugash Maganit tek ekipi i Shkumbinit

Shkumbini i këtij sezoni është ndërtuar vetëm me futbollistë vendës, duke u mbështetur në ekipet zinxhirë të klubit. Prej 6 javësh, grupi prej 25 futbollistësh peqinas po zhvillon fazën përgatitore, duke u stërvitur me ngarkesë. Vetë trajneri është i kënaqur me prezantimin që kanë bërë të gjithë futbollistët, sidomos të rinjtë, duke vlerësuar dëshirën dhe përkushtimin që ata tregojnë çdo ditë në stërvitje.

Krahas vëllezërve Lundraxhiu, 17–vjeçarëve Sulkja, Nexha etj., po spikatin edhe vëllezërit Magani, Endri dhe Artur Magani. Duke qenë djemtë e Gugash Maganit, legjendës së futbollit peqinas, aktualisht trajner i Besës, ata kërkojnë që t’i ngjajnë atij në fushën e lojës, por jo të përfitojnë nga emri tij si futbollist. Këtë e shpreh edhe djali i vogël, Arturi, që ka marrë në ekipin e Shkumbinit fanellën me numër 8, atë që ka mbajtur në vite i ati.

Arturi sapo ka mbushur 17 vjeç dhe ka arritur që të aktivizohet me sukses si sulmues në ekipin e Shkumbinit. Në miqësoren e fundit me Besën, Magani i vogël ishte autor i golit të 3-të për Shkumbinin. Gëzimi tij ishte i madh, sepse ky gol do të mbahet mend gjatë, sepse e shënoi kundër ekipit ku trajner ishte babai i tij.

“Gjej rastin të falënderoj trajnerët Mile dhe Dervishi për punën që kanë bërë me mua dhe me gjithë ekipin. Në fillim trembesha, duke qenë në mëdyshje nëse do ta përballoja ngarkesën e madhe të përgatitores, por për fat, çdo gjë ka shkuar normalisht,” – deklaron sulmuesi i ri Artur Magani, që në fund thotë:

“Jam akoma në hapat e para të rrugës së futbollit dhe jam i ndërgjegjshëm se më pret një punë e madhe, që duhet përballuar vetëm me stërvitje. Dëshiroj të jem pjesë e Shkumbinit dhe të jap kontributin tim për të realizuar një ëndërr timen. Dua të vazhdoj rrugën e babait tim dhe të kontribuoj për qytetin tim.

Jo rastësisht kam kërkuar dhe kam marrë fanellën me numrin 8, atë që ka pasur babai, duke kërkuar ta justifikoj, për të krijuar edhe unë personalitetin tim. Jam i kënaqur deri tani, sepse kam gjetur mbështetjen dhe inkurajimin e plotë nga drejtuesit, trajnerët dhe nga shokët e ekipit,” – ka përfunduar sulmuesi i ri dhe i talentuar i Shkumbinit, Artur Magani. ALI HALLULLI Sporti Shqiptar

About the author:

Leave a comment

Back to Top