Friday, September 10th, 2010

Vllaznia, miqësorja e radhës me Sutjeskën

Published on July 30, 2010 by stilltoni   ·   No Comments

Sot pasdite nuk do të jetë Mornari i Tivarit përballë kuqebluve, por Sutjeska e Nikshiqit

Pasditen e sotme ekipi shkodran do të luajë miqësoren e dytë në tokën serbe, ku është duke zhvilluar përgatitjet e tij përpara nisjes së sezonit të ri. Ndryshe nga sa ishte planifikuar, përballë nuk do të jetë skuadra e Mornarit të Tivarit, por një tjetër skuadër malazeze. Bëhet fjalë për Sutjeskën e Nikshiqit, kundërshtar ndaj të cilit do të luajnë në këtë miqësore. Arsyeja e ndryshimit të kundërshtarëve ka pasur të bëjë me disa probleme që kishte skuadra e Mornarit.

Megjithatë, mikpritësit e kanë gjetur menjëherë kundërshtarin tjetër për Vllazninë. Ndaj njërës prej skuadrave më të mira të shtetit fqinj, trajneri Mojash Radonjiç do të ketë mundësi të provojë sërish skemat dhe mënyrën e lojës që mendon të aplikojë me skuadrën e tij sezonin e ardhshëm.

Pritet që kjo të jetë miqësorja e vërtetë, sepse kuqeblutë mendohet të luajnë me formacionin e tyre më të mirë në këtë takim. Kështu, nga sa bëhet e ditur prej pjesëtarëve të skuadrës nga Zlatibori, ku është duke u stërvitur skuadra, në miqësoren ndaj Sutjeskës pritet të aktivizohet edhe sulmuesi kryesor i Vllaznisë, Vioresin Sinani. Ky i fundit ka gati dy javë që është duke u stërvitur me ekipin, por jo me grupin e lojtarëve.

Ai i është nënshtruar një stërvitjeje individuale, sipas një programi të posaçëm të hartuar nga trajneri Radonjiç. Pikërisht për këtë arsye të këtij programi individual stërvitor, goleadori i njohur shkodran nuk ka luajtur as në miqësoren me Mamurrasin dhe as në atë kundër Boracit të Banja Lukës.

Aktivizimi i Sinanit në miqësoren e sotme me Sutjeskën do të thotë që stafi drejtues do të ketë mundësi të shohë se si do të funksionojë dyshja sulmuese e përbërë prej tij dhe kroatit Jumiç. Po ashtu, në miqësoren e sotme ndaj skuadrës nga Nikshiqi mendohet të ketë edhe ndryshime të tjera në krahasim me ndeshjen ndaj Boracit. Kështu, pritet që në krahun e majtë të mbrojtjes të luajë kosovari Kukaj.

Po ashtu, Nallbani mendohet që këtë herë të jetë në fushë, ndërsa nga ndeshja e së shtunës ndaj boshnjakëve, kur nuk u aktivizua për asnjë minutë. Arsyeja e mungesës në atë ndeshje e këtij futbollisti ka pasur të bëjë me disa ide të stafit drejtues për të parë mënyrën e funksionimit ndryshe të këtij reparti, teksa janë aktivizuar futbollistë të rinj. Po ashtu, me interes për t’u parë është edhe vendosja e katër lojtarëve të tjerë. Në krahun e majtë të mesfushë ka konkurrencë mes Kaçit e Shtubinës, ndërkohë që në të djathtin janë të gatshëm Gocaj e Nimani.

Stafi drejtues me siguri që do ta ketë menduar zgjidhjen dhe pikërisht këto miqësore për këtë qëllim po shërbejnë. Edhe për kosovarin Limanaj, dy miqësoret, e sotmja me Sutjeskën dhe e nesërmja me Zetën, do të jenë testi që do të përcaktojnë edhe fatin e tij. Shenjat në ndeshjen e parë kanë qenë të mira, ndërkohë që do të shikohet me qetësi sërish forma e tij, për të vendosur më pas nëse do të qëndrojë apo jo.

Vllaznia, miqësorja e radhës me Sutjeskën


Tags:

Readers Comments (0)




Te ngjashme