Xhyra: Durrsakët ta harrojnë pikën në Peqin

Xhyra: Durrsakët ta harrojnë pikën në Peqin

Xhyra: Durrsakët ta harrojnë pikën në Peqin

No Comments on Xhyra: Durrsakët ta harrojnë pikën në Peqin

“Teuta kryeson me meritë kampionatin, por kjo nuk do të thotë që është e pathyeshme dhe në Peqin do të largohet pa pikë.” Kështu  shprehet mbrojtësi peqinas Klemend Xhyra, duke shprehur besimin e plotë që “djemtë e detit” do të ndalen në Peqin. Për Xhyrën, përgatitjet që po bën ekipi përpara këtij takimi të lënë të shpresosh që bardhekaltrit do të bëjnë më të mirën e tyre.

“Ndërprerja e kampionatit na dha mundësi më shumë për ta marrë veten, duke pasur më tepër kohë që ta përgatisim ndeshjen me Teutën. Vijmë pas humbjes minimale me ekipin e Kamzës, që në fakt nuk e meritonim me lojën që zhvilluam. Në Kamzë luajta i dëmtuar dhe pranova të sakrifikoja për ekipin.

Tani dëmtimi është lënë pas dhe unë e ndiej veten të gatshëm për të bërë më të mirën për ekipin tim. Një fitore me Teutën nuk është e pamundur, por e realizueshme. Kemi treguar në fushën tonë se dimë të fitojmë përballë çdo kundërshtari kur kemi ditur t’i bëjmë  vlerësimin e duhur në fushën e lojës, duke luajtur me grintë e me dëshirë.

Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe të dielën përballë Teutës, me mbështetjen e sportdashësve tanë, duke kërkuar që t’i kënaqim ata. Duke pasur kundërshtar ekipin që kryeson superligën dhe që vjen pas disa rezultatesh pozitive, kur porta e Teutës dihet që ka disa ndeshje që nuk pëson gol, sigurisht që nuk është e lehtë, por të mos harrojmë që motivimi dhe dëshira për të fituar nuk do të na mungojë përballë një kundërshtari të tillë.

Përgjegjësia më e madhe na takon ne që luajmë në mbrojtje, për t’i dhënë ndihmën dhe sigurinë e duhur sulmuesve për të gjetur rrugën e rrjetës dhe për të shënuar. Synimi ynë është fitorja, por të njëjtën gjë do të kërkojë edhe kundërshtari për të mos e dorëzuar kreun e kjo do ta bëjë edhe më të bukur takimin,” – thotë ndër të tjera Klemend Xhyra.

About the author:

Leave a comment

Back to Top