Xhyra sfidon problemet: I kemi kaluar edhe më parë

Xhyra sfidon problemet: I kemi kaluar edhe më parë

No Comments on Xhyra sfidon problemet: I kemi kaluar edhe më parë

Lojtarët vendës që i janë përgjigjur ftesës së klubit të Shkumbinit janë optimistë në lidhje me kapërcimin e kësaj situate ende të paqartë financiare, duke i bërë kështu analogji me sezonet e shkuara. Një prej tyre është edhe mbrojtësi bardhekaltër Klemend Xhyra, i cili beson se klubi peqinas do ta zgjidhë çështjen e gjetjes së një donatori përpara fillimit të sezonit të ri: “Prej disa ditësh kemi dalë në stërvitje pasi jemi njoftuar nga drejtuesit e klubit për nisjen e fazës përgatitore për sezonin e ri. Deri më tani më tepër jemi përqendruar në vrapime dhe ushtrime fizike, ndërsa mendoj se gjithçka po shkon mjaft mirë dhe ngarkesa e stërvitjes sa vjen dhe bëhet më e lartë, pasi trajneri kërkon që ne të arrijmë formën optimale përpara nisjes se sezonit të ri”. Duke vazhduar më tej, mbrojtësi flet edhe në lidhje me ngërçin financiar që ka përfshirë klubin: “Natyrisht që ne si futbollistë primare kemi që të zhvillojmë fazën përgatitore dhe të marrim maksimumin, në mënyrë që të jemi gati për fillimin e sezonit. Mirëpo, nga ana tjetër, sigurisht që jemi të interesuar edhe për zgjidhjen e problemit financiar. Mendoj se situata të tilla të vështira kemi kaluar edhe në sezonet e mëparshme, megjithëse drejtuesit e klubit ia kanë dalë mbanë që të gjejnë një zgjidhje pozitive. E kësisoj, besoj se edhe këtë vit ata do të mund të afrojnë ndonjë donator në mbështetje të skuadrës sonë. Jam i sigurt se përpara startit të kampionatit, ekipi do të kompletohet në çdo aspekt”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top