Xhyra: S’na tremb Teuta, e nisim me fitore në shtëpi

Xhyra: S’na tremb Teuta, e nisim me fitore në shtëpi

No Comments on Xhyra: S’na tremb Teuta, e nisim me fitore në shtëpi

Shkumbini ka nisur dje përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, i cili gjatë kësaj jave do të përcaktojë edhe formacionin titullar që do të luajë përballë Teutës në ndeshjen e parë të sezonit. Mbrojtësi Klement Xhyra, i cili pritet ta nisë ndeshjen në formacionin e parë, në një bisedë për “Panorama Sport” ka premtuar se reparti i mbrojtjes do të bëhet mur për sulmuesit durrsakë. Ai ka shprehu bindjen se Shkumbini do të dalë triumfues nga kjo përballje, pasi është i karikuar në maksimum. “Pas kaq vitesh përfaqësimi në Superiore, besoj se mund ta them me bindje se skuadra jonë ka fituar eksperiencën e duhur për ta nisur kampionatin në mënyrën e duhur, pra me fitore. Gjatë kësaj periudhe përgatitore kemi marrë ngarkesën e duhur fizike dhe tashmë besoj se jemi plotësisht gati për të përballuar një sezon të gjatë e të vështirë. Tashmë, dihet që objektivi ynë primar do të jetë sigurimi i mbijetesës, por sigurisht që do të kërkojmë edhe një përfaqësim sa më dinjitoz”. Duke vijuar më tej, mbrojtësi i Shkumbinit ka analizuar edhe kundërshtarin e peqinasve në javën e parë, Teutën, ndaj së cilës premton se do të arrijnë të marrin tri pikët. “Ndeshjen e parë do ta luajmë në fushën tonë përballë Teutës, skuadër e cila vitet e fundit është shfaqur mjaft mirë, madje edhe si pretendente. Sigurisht, ne e kemi vlerësuar kundërshtarin dhe, nisur nga emrat që ka në sulm, është e qartë që duhet të tregohemi tejet të kujdesshëm në mbrojtje. Personalisht ndihem në formë, kështu që premtoj të bëj maksimumin për të ndalur sulmuesit e Teutës. Nga ana tjetër, kam besim se shokët e skuadrës do të arrijnë të shënojnë në portën durrsake, duke na dhuruar fitoren në startin e kampionatit”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top