Xhyra: Sot do të sakrifikoj për Shkumbinin

Xhyra: Sot do të sakrifikoj për Shkumbinin

Xhyra: Sot do të sakrifikoj për Shkumbinin

No Comments on Xhyra: Sot do të sakrifikoj për Shkumbinin

Mbrojtësi peqinas pritet të zërë vendin e Diopit, i cili është i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq

Ekipi i Shkumbinit, nën drejtimin e Miles dhe Dervishit, dje në orarin e ndeshjes, ka zhvilluar seancën e fundit përpara takimit që do të zhvillojë sot me ekipin e Kamzës. Shkumbini vjen në këtë përballje pas barazimit që mori në fushën e vet me ekipin e Laçit një javë më parë, që për Shkumbinin ishte i treti rresht në katër javët e fundit, kur ekipi nuk e njeh humbjen, pas fitores së thellë me Tomorin.

Të njëjtën gjë shpreson të bëjë ekipi edhe sot përballë Kamzës, duke kërkuar në fushën e lojës të bëjë më të mirën e vet. Kundërshtari i sotëm nuk shihet si një ekip debutues, por si një rival i drejtpërdrejtë. Këtë e pohon edhe mbrojtësi Klemend Xhyra, i cili nuk u aktivizua një javë më parë për shkak dëmtimi, duke qenë i detyruar ta ndjekë ekipin e vet nga tribuna.

Shtatlarti peqinas kërkon të sakrifikojë për ndeshjen e sotme, për më tepër që ekipi nuk do të ketë sot edhe shërbimin e senagalezit Diop. “Dëshiroj shumë që të jem nesër (sot) në fushë. Në situatën ku ndodhet ekipi, kur do të mungojë Diopi në qendër të mbrojtjes, unë e shoh të domosdoshme që të sakrifikoj pak për këtë takim, për të qenë pjesë e ekipit. Këtë ia kam thënë edhe trajnerit, por nuk kam marrë një përgjigje të saktë deri tani, sepse trajneri Mile pret konfirmimin e stafit mjekësor për të vendosur.

Për ne ka rëndësi më shumë që të luajmë mirë dhe të zbatojmë detyrat që do të na japë trajneri përpara ndeshjes. Mundësitë janë që të mos dalim pa pikë nga stadiumi i Kamzës, sepse Shkumbini ka treguar që di të luajë mirë dhe me grintë në fushën e vet, por ka ditur që ta kërkojë rezultatin pozitiv edhe në fushat kundërshtare, siç ndodhi me Dinamon dhe me Pogradecin. Për këtë ndeshje, ashtu si gjithmonë, do të kemi përkrahjen e tifozëve tanë, që na janë gjendur pranë në çdo fushë, duke na inkurajuar vazhdimisht,” – ka përfunduar mbrojtësi peqinas Klemend Xhyra.

About the author:

Leave a comment

Back to Top