Ziba, Shkumbini si trampolinë

Ziba, Shkumbini si trampolinë

Ziba, Shkumbini si trampolinë

No Comments on Ziba, Shkumbini si trampolinë

Edhe pak ditë kanë mbetur nga merkatoja e janarit dhe Shkumbini ka të konfirmuar një largim dhe asnjë afrim. Mesfushori Arvist Gjata ka shkuar te Tirana dhe këto ditë është ndjerë nga afër edhe mundësia e largimit të sulmuesit Mustafai me destinacion Skënderbeun. Nga ana tjetër ka pasur disa emra të përfolur për afrim në radhët e peqinasve. i vetmi që është bashkuar me ekipin që prej ditës së mërkurë është mbrojtësi shqiptaro-maqedonas Arjeton Ziba. Qendërmbrojtësi 23-vjeçari ka qenë më parë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, Milanit të Kumanovës dhe e Trepçes në Kosovë. Me ekipin e Shkumbinit lojtari ka pasur kontakte që vitin e kaluar, teksa ka zhvilluar një miqësore në radhët e ekipit të Strugës. Përballja ndaj Lushnjës, pasditen e sotme do të jetë një provë për t’u kaluar për lojtarin e më pas pritet që gjithçka të përfundojë në mbrëmje pas bisedimeve me drejtuesit e klubit. Për Zibën, ekipi i Shkumbinit mbetet një urë lidhëse me kampionatin shqiptar ku lojtari shpreson të afirmohet. “Që prej disa ditësh jam duke u stërvitur me Shkumbinit, ku ndihem mjaft mirë, pasi kam gjetur mbështetje nga trajneri, tepër i komunikueshëm”, thotë Ziba. “Kam gjetur deri diku veten në një ekip që është i ndërtuar nga lojtarë të rinj dhe me shumë vullnet. Pasi kam provuar eksperienca në Maqedoni dhe në Kosovë, kam menduar të bëj diçka ndryshe këtu në kampionatin Shqiptar. Prania ime këtu vjen si rrjedhojë e dëshirës që kam për të luajtur në kampionatin tuaj. Shpresoj që të bëj një paraqitje sa më të mirë dhe më pas ta kem këtë eksperiencë për vazhdimësi të mëtejshme në kampionatin Shqiptar. Shpresoj që do të gjej gjuhën e përbashkët me drejtuesit e ekipit për të qenë pjesë e ekipit në vazhdimësi”.

Lushnja – Shkumbini do të luajë sot pasdite takimin e tretë miqësor, kundër Lushnjës. Në dy takimet e mëparshme, peqinasit kanë humbur në fushën e tyre 1-3 me Elbasanin dhe 0-2 në Kavajë me Besën. Gjatë javës së ardhshme mund të kenë edhe një tjetër takim miqësor, në Peqin me Bylisin.

About the author:

Leave a comment

Back to Top