Dervishi 30-vjeçar, në jubile do “Këpucën e Artë”

Dervishi 30-vjeçar, në jubile do “Këpucën e Artë”

Dervishi 30-vjeçar, në jubile do “Këpucën e Artë”

No Comments on Dervishi 30-vjeçar, në jubile do “Këpucën e Artë”

Sulmuesi peqinas i Shkumbinit, Roland Dervishi, ka shënuar deri tani 11 gola, duke qëndruar në krye të golashënuesve të superligës

Dita e djeshme ka qenë disi e veçantë për sulmuesin e Shkumbinit, Roland Dervishi, i cili mbushi 30 vjeç. Në këtë rast, para fillimit të seancës stërvitore, nuk munguan urimet e shumta, por edhe shakatë nga shokët dhe drejtuesit e ekipit, duke i uruar jetë të gjatë dhe sa më shumë gola në kampionat.

Jubileu i 30-të i lindjes e gjen Dervishin si një nga futbollistët më të mirë të ekipit të vet dhe si kryesues prej disa javësh i listës së golashënuesve të kampionatit tonë me 11 gola. Në ndeshjen e fundit me Bylisin në Peqin, që përfundoi 1-1, Dervishi mund të kishte shënuar një tjetër gol, duke e rritur edhe më shumë diferencën me ndjekësin më të afërt dhe me të drejtë ai e quan veten të pafat, sepse në dy raste ishte shumë pranë golit, por pa mundur të realizojë e të gjejë rrugën e rrjetës.

“Gjej rastin rastin t’i falënderoj të gjithë për urimet që më dhanë për ditëlindjen time. Është një përvjetor që do të mbahet mend gjatë nga unë, sepse më gjen më të pjekur dhe me më shumë përvojë si futbollist të Shkumbinit, por më gjen këtë vit edhe si golëshënuesin më të  mirë pas 16 javësh kampionat.

Në ndeshjen me Bylisin i pata mundësitë për të shënuar përsëri dhe golin  e kërkova jo për vete, por për t’u dhënë më shumë zemër   shokëve dhe për ta ndihmuar ekipin në fushën e lojës që të merrte fitoren përballë kundërshtarit. E kam deklaruar  dhe me sinqeritet mund të them përsëri se asnjëherë nuk kam menduar të jem në fushë për të shënuar e për të qenë në krye të listës, por gjithmonë kam kërkuar që golat e mi t’i shërbejnë ekipit për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Si për mua, ashtu dhe për sulmuesit e tjerë, në ndeshjen e fundit me Bylisin rastet nuk munguan dhe kërkuam ta meritonim fitoren me lojën që zhvilluam, por nga dëshira e madhe, na mungoi qetësia e duhur përpara portës. Nuk duhet harruar që në pjesën e dytë ne e kishim krejt të pamundur të organizoheshim e të sulmonim për  mënyrën se si u zhvillua dhe si veproi kundërshtari, duke e ndërprerë ndeshjen.

Në 20 minutat e fundit, kur epërsia jonë ishte e dukshme, u prish gjithçka nga kundërshtari ynë dhe nuk mund të flitej më për futboll, sepse gjithë kohën futbollistët kundërshtarë qëndronin të shtrirë në fushë. Nuk e nisëm si duhet fazën e dytë, sepse janë dy pikë të humbura në fushën tonë, përballë një rivali që e konsideronim të drejtpërdrejtë në të gjitha drejtimet.

Por kjo nuk ka pse të na shqetësojë, pasi Shkumbini do të qëndrojë në mesin e artë të klasifikimit, ndërsa unë shpresoj të marr “Këpucën e Artë” këtë sezon, megjithëse nuk është një fiksim,” – ka përfunduar golashënuesi më i mirë i kampionatit tonë, 30-vjeçari Roland Devishi.

 

About the author:

Leave a comment

Back to Top