Dervishi, në dilemë për të ardhmen te Shkumbini

Dervishi, në dilemë për të ardhmen te Shkumbini

No Comments on Dervishi, në dilemë për të ardhmen te Shkumbini

Situata në të cilën ndodhet Shkumbini, ku ende nuk është përcaktuar trajneri, si dhe nuk është zgjidhur problemi i presidentit, ka bërë që disa prej titullarëve të mendojnë largimin. Një nga këta është edhe golashënuesi Roland Dervishi, i cili në një bisedë për “Panorama Sport” ka pohuar: “Ne si futbollistë kemi shpresuar që fillimi i përgatitjeve për këtë sezon të ishte krejt ndryshe, mirëpo nga ajo çka po shohim, situata ka mbetur në vendnumëro. Ne nuk jemi kontaktuar në lidhje me nisjen e përgatitjeve, dhe nuk është vetëm vonesa ajo që na shqetëson, por sigurisht edhe çështja e financave. Kemi pranuar të punojmë edhe në kushte financiare minimale, por besoj se karriera e një futbollisti nuk është e përhershme, ndaj dhe duhet të shfrytëzojë ato vite që ka mundësi për të dhënë kontributin e tij. Në këto kushte, në rast se gjërat nuk do ndryshojnë, atëherë me keqardhje them se do kërkoj një tjetër skuadër”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top