Dervishi: Shkumbini si Gllazgou Rejnxhërs

Dervishi: Shkumbini si Gllazgou Rejnxhërs

No Comments on Dervishi: Shkumbini si Gllazgou Rejnxhërs

Sulmuesi kryesor i skuadrës peqinase, Roland Dervishi, megjithëse ka pasur disa oferta në adresë të tij, ka preferuar të qëndrojë te Shkumbini e të kontribuojë për sezonin e ardhshëm. Goleadori bardhekaltër pranon se situata financiare në klub për momentin është disi e vështirë, por ai beson se krerët e klubit do të gjejnë një zgjidhje përpara fillimit të kampionatit. “Prej më se dhjetë ditësh kemi startuar përgatitjet për sezonin e ri dhe deri më tani gjithçka po shkon mirë, pavarësisht se na duhet ende shumë punë për të arritur formën optimale. Gjatë kësaj periudhe, në fakt, kam pasur oferta edhe nga klube të tjera, por dëshira ime është të vazhdoj të qëndroj këtu, sepse e ndjej si detyrim moral t’i jap ndihmën time skuadrës së zemrës”, – thotë Dervishi. Sulmuesi peqinas flet gjithashtu edhe në lidhje me situatën e rënduar financiare në të cilën ndodhet klubi, por shpreson që drejtuesit të gjejnë një zgjidhje. “Është e vërtetë që jemi në vështirësi financiare për shkak se nuk kemi një president, por unë do të thosha se situata të tilla mund të kalojë çdo ekip, madje edhe skuadra e madhe skoceze e Gllazgou Rejnxhërs ka përfunduar në kategorinë e katërt për shkak të problemeve financiare. Sa i përket klubit tonë, unë jam i sigurt që drejtuesit do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të siguruar financat e duhura dhe për të krijuar një vazhdimësi sa më të qetë në këtë aspekt”, – pohoi Dervishi. Sulmuesi peqinas u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin e fundit, por Komisioni i Etikës i hoqi atij mundësinë për të marrë trofeun e “Këpucës së Artë”.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top