Diop, në Peqin e presin si VIP: Këtu për të dhënë shumë

Diop, në Peqin e presin si VIP: Këtu për të dhënë shumë

Diop, në Peqin e presin si VIP: Këtu për të dhënë shumë

No Comments on Diop, në Peqin e presin si VIP: Këtu për të dhënë shumë

Për sezonin e ri futbollistik në radhët e ekipit peqinas do të ketë edhe një lojtar të huaj. Senegalezi Papa Diop, i cili më parë ka luajtur në kampionatin shqiptar me ekipin e Dinamos ka zbarkuar në Peqin ku është pritur me shumë kuriozitet nga një numër i madh tifozësh në seancën e parë stërvitore të tij. Sot drejtuesit e Shkumbinit janë në pritje të leje kalimit nga ekipi me të cilin Diop është aktivizuar në Arabi. Mbrojtësi Diop nuk e ka patur të vështirë ambjentimin e tij në mjedisin bardhekaltër pasi ajo që lehtëson çështjen është njohuria që lojtari ka për gjuhën shqipe. Lehtësia në komunikim ka bërë që lojtari të ketë një komunikim të lehtë me të gjithë ekipin dhe me stafin teknik. Mbrëmjen lojtari ka qenë në shoqërinë e trajnerit Mile me të cilin ka patur mundësi për një njohje disi më të detajuar.

Lulzim Resuli/sportekspres/KSSHKUMBINI.com

About the author:

Leave a comment

Back to Top